LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Kovaçevski t’u thotë qytetarëve se buxheti është për vjedhje!

Mickoski: Kovaçevski t’u thotë qytetarëve se buxheti është për vjedhje!

Buxheti është i madh dhe nuk përputhet me gjendjen reale ekonomike në vend, konsideron kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, pasi Qeveria dje miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2023.

Sipas kreut të opozitës, shpenzimet janë të tepërta që në vitin e parë, siç tha ai, qeveria shkel rregullin e deficitit buxhetor, i cili më parë ishte miratuar nga Kuvendi me Ligjin e Buxhetit, pra është më i madh se 3 për qind siç përcaktohet atje.

“Me këtë ata tregojnë edhe një herë karakterin e tyre gënjeshtar. Përsërisin fjaltë e njëjta “rregulli i artë” si vitin e kaluar. Besimi për buxhetin për vitin 2022 e lidhi “rregullën e artë” me investimet kapitale dhe shpalli nivelin e tyre rekord, 38 miliardë denarë, i cili me ribalancimin u zvogëlua në 32 miliardë denarë, ndërsa gjendja aktuale e investimeve kapitale është 14 miliardë denarë.


Të njëjtën gjë tash e shpallin edhe për vitin e ardhshëm, me të njëjtat fjalë, vetëm tani e bën Kovaçevski dhe thotë “rregulla e artë në shpenzime kapitale”, dhe shpall jo 32 apo 38 por 49 miliardë denarë.

Është sërish një tjetër gënjeshtër dhe i njëjti manipulim si vitin e kaluar. Duhet t’u thuhet qytetarëve qartë dhe me zë të lartë se buxheti është i dedikuar ekskluzivisht për vjedhje, sepse ky është viti i fundit i qeverisjes së tyre”, tha Mickoski nga Prilepi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

Siguri
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Lajme
Kalo në kategori