LAJMI I FUNDIT:

Metodë e re për diagnostikimin e skizofrenisë

Metodë e re për diagnostikimin e skizofrenisë

Studimi i shkencëtarëve amerikanë dhe izraelitë zbulon mundësinë e diagnostikimit të skizofrenisë në bazë të mostrave nga neuronet e hundës.

Shkencëtarët nga universitetet në Baltimor dhe Tel Aviv i kanë publikuar rezultatet e tyre në revistën shkencore ‘Neurobiology of Disease’. Sipas tyre, në këtë mënyrë do të mundësohet diagnostikimi më i hershëm i skizofrenisë, gjë që do ta lehtësojë fillimin më të hershëm të terapisë së duhur.

Deri tani biomarkerët për skizofreninë janë zbuluar vetëm në qelizat e trurit, të cilat nuk është e mundur që të mblidhen para vdekjes. Tani në neuronet e nuhatjes nga pjesa e epërme e brendësisë së hundës janë gjetur pjesë të mickoARN-së, karakteristike për skizofreninë.

MikroARN-ja është pjesë e mekanizmit, i cili e rregullon kodin tonë gjenetik. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori