LAJMI I FUNDIT:

Meta: Zgjedhjet, më 18 qershor

Meta: Zgjedhjet, më 18 qershor

Ilir Meta ende nuk është shprehur për koalicionin me Partinë Socialiste për të garuar së bashku në zgjedhjet e ardhshme, por duket se është i vendosur për mbajtjen e tyre në 18 qershor, ditën e dekretuar nga presidenti Bujar Nishani.

Në takimin me të rinjtë e LRI-së, Meta nuk përmendi për asnjë moment “qeverinë e besimit”, por nuk ngurroi të “fshikullojë” dy partitë e mëdha, PS e PD, për situatën e krijuar.

“E ardhmja e këtij vendi nuk mund të merret peng nga askush. Nga askush që mendon më shumë për karriken sesa për paqen sociale, stabilitetin dhe mirëqënien e vendit të tij dhe qytetarëve të tij. Nuk kemi asnjë minutë për të humbur as me arrogancën e njërës palë as me ultimatumet e palës tjetër për t’i dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të gjithëpranuara. Ne nuk do të kursejmë të gjitha energjitë tona, nuk na dhimbsen as karriket tona, që nga karrikia e Ilir Metës, për t’i dhënë një zgjidhje të ndershme politike Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për të mos u bërë turpi i Europës në vitin 2017”, tha Meta.


Projeksionin për Parlamentin e ardhshëm Ilir Meta e ka bërë me të rinjtë, për t’i dhënë shqiptarëve një përfaqësim ndryshe.

“Ne kërkojmë një Shqipëri pa drogë dhe një Parlament që përfaqëson qytetarët dhe jo krimin e organizuar apo lobet ekonomike që po prekin lirinë ekonomike në vend përmes monopoleve dhe koncensioneve. Shqipëria nuk ka nevojë për deputetë biznesmenë vetëm për t’i vënë gjoba qeverisë dhe as për kriminelë. Demokracia nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë One Man Show”, tha Meta.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori