Nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit, të martën u organizua një veprimtari me rastin e Ditës së Evropës.
Në aktivitetin e zhvilluar në mjediset e jashtme të Sallës së Seancave Plenare, morën pjesë deputetë, ministra, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si edhe shumë të rinj e të reja.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se të gjithë duhet të ndjehemi mirënjohës ndaj baballarëve themelues të këtij projekti historik, të cilët treguan që kishin vizion të qartë, kurajë të fortë e vendosmëri të palëkundur për ta çuar përpara këtë projekt ambicioz.
“Jam shumë i lumtur sot që kemi mes nesh të reja e të rinj, sepse e ardhmja i përket pikërisht këtij brezi të ri. Shpresat, ëndrrat e tyre për të ardhmen duhet të motivojnë e të rrisin peshën e përgjegjësisë tonë politike e qytetare më shumë. Vetë Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin e madh që të bëhet shembull për brezin e ri, duke u kthyer në shtëpinë e demokracisë të vërtetë, atë të dialogut politik, të tolerancës e mirëkuptimit dhe të përgjegjshmërisë së lartë”, tha Meta.
Gjithashtu, kryetari i Kuvendit deklaroi se Shqipërisë i duhet sot më shumë përgjegjshmëri dhe dialog, dhe se asnjëherë nuk është vonë për të gjetur një zgjidhje të përgjegjshme.
“Në emër të ëndrrave e dëshirave të këtyre të rinjve e të rejave të mrekullueshëm, vendit tonë i duhet më tepër përgjegjshmëri e jo më shumë egoizëm. Më tepër vetëmohim, më tepër dialog e më pak arrogancë. Më tepër kulturë kompromisi dhe më pak kokëfortësi. Më shumë qetësi. Më shumë stabilitet. Më shumë investime e natyrisht më shumë mundësi punësimi dhe barazi sociale. Duke vendosur interesat e vendit dhe të ardhmen e tij të përbashkët evropiane, si prioritet kryesor i gjithë agjendave të veçanta politike, asnjëherë nuk është vonë të gjejmë zgjidhjen e përgjegjshme e gjithëpërfshirëse, me qëllim që Shqipëria të ecë denjësisht drejt anëtarësimit të saj në BE”, tha Meta.
Ndërsa, ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, tha në fjalën e saj marrja e statusit të vendit kandidat në vitin 2014 ishte një arritje historike dhe se marrja e rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave ishte një tjetër hap përpara në procesin e integrimit.
Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, tha në fjalën se 60 vjet më parë Traktati i Romës krijoi institucionet evropiane ashtu si i njohim ne sot dhe ëndrrat dhe vizioni strategjik i atyre që kanë qenë përpara nesh u bënë realitet.
“BE ende përballet me shumë sfida dhe kërcënime. Por në këtë moment të historisë bota ka nevojë për një Evropë shumë të fortë, më shumë se kurrë më parë. Ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë që BE përfaqëson procesin më të suksesshëm të integrimit rajonal dhe mbetet kontinenti më i pasur në botë”, u shpreh Vlahutin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?