LAJMI I FUNDIT:

Meta: Shqipëria partner solid i NATO-s

Meta: Shqipëria partner solid i NATO-s

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti të mërkurën një delegacion të Kongresit të SHBA-ve, i cili kryesohej prej Kryetarit të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Bob Goodlatte, me të cilin u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane në drejtim të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe trafiqeve të lëndëve narkotike.

Kongresisti Goodlatte, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërparlamentar mes dy vendeve përcolli përshëndetjet më të ngrohta të kryetarit të Kongresit Amerikan, Paul Ryan dhe e uroi Meta për zgjedhjen në postin e presidentit të Republikës.


Duke biseduar mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit, u theksua rëndësia e forcimit të partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA duke ndarë bindjen se Shqipëria është një partner solid i NATO-s me peshë të rëndësishme për avancimin e agjendës euro-atlantike të vendeve fqinje.

Në këtë kuadër Meta vuri në dukje se forcimi i sigurisë dhe kontrollit të kufijve ndihmon forcimin e stabilitetit dhe klimën e investimeve ekonomike në rajonin e Ballkanit, ku SHBA kanë interesa strategjikë afatgjatë.

Në përfundim, kryetari i Kuvendit Meta nënvizoi se pavarësisht sfidave dhe problemeve në vend, Shqipëria është e përkushtuar ndaj agjendës së saj euro-atlantike dhe populli shqiptar ndjehet mirënjohës për miqësinë e veçantë me Shtetet e Bashkuara, e cila kontribuon në zhvillimin demokratik dhe në forcimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori