Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, kreu Ilir Meta u ka bërë thirrje palëve politike të përfshira në procesin e reformës në drejtësi, por edhe ambasadorëve të huaj më të angazhuar për këtë reformë, të mblidhen të gjithë së bashku në Kuvend për të arritur konsensusin e duhur për miratimin e kësaj reforme tepër të rëndësishme në vend të enjten e ardhshme në Kuvend.
“Edhe mua po më soset durimi, sikurse ambasadorit amerikan, por unë kam një propozim ndryshe nga ai. Nuk është koha që Rama e Basha të mbyllen në një dhomë dhe ose të gjejnë zgjidhje, ose nuk dalin prej saj, por meqenëse Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe unë jam kryetar i Parlamentit, i ftoj të dy aktorët kryesorë politikë në vend, sikurse edhe dy ambasadorët e palodhshëm Lu e Vlahutin, që ne të mblidhemi këtu në Kuvendin e Shqipërisë, ku na ka sjellë sovrani, për t’i dhënë vendit drejtësinë e munguar për të ardhmen”, u shpreh Meta.
Sipas tij, udhëheqësit aktualë të politikës shqiptare duhet të bëjnë përpjekjet ekstreme për ta shndërruar reformën në drejtësi në një histori suksesi për të gjithë shqiptarët, raporton TCH.
“Nuk kemi të bëjmë thjesht me ndryshime kushtetuese, por thuajse me një Kushtetutë të re të Republikës së Shqipërisë, sepse janë ndryshime thelbësore. Nuk më ka pëlqyer aspak historia si ka filluar historia e reformës në drejtësi, gjë që e kam bërë të ditur për të gjithë ndërkombëtarët. Jemi sot në momentin kur reforma mund të asfiksohet nga vapa që ka filluar. Përpjekjet për të shpikur fajtorë dhe për të mos gjetur konsensusin duhet të marrin fund nga aktorët e përfshirë, përfshi këtu kreun e Partisë Socialiste dhe kreun e Partisë Demokratike, por edhe mbështetësit e kësaj reforme. Kam kërkuar me kohë dialog të nivelit të lartë bazuar mbi mendimet dhe rekomandimet e OPDAT, EURALIUS dhe Komisionit të Venecias. Pavarësisht klimës në të cilën është zhvilluar kjo reformë, kemi vënë re shkëmbime të vazhdueshme të akuzave se kush e ka vendin në burg sipas reformës së re të drejtësisë. A thua se kjo reformë bëhet thjesht për të futur disa politikanë në burg. Kjo reformë nuk është pronë e politikës, por detyrë dhe përgjegjësi e saj për t’i dhënë zgjidhje. Njëkohësisht edhe për t’u thënë qytetarëve shqiptarë, se përmes kësaj reforme vendi ynë do të bëhet më i mirë për ta”, ka deklaruar ndër të tjera kryeparlamentari Meta.
Dhe mbi mënyrën sesi duhet të zhvillohet takimi i propozuar prej tij në Kryesinë e Kuvendit:
“Jo duke e filluar takimin se kush do të shkojë i pari në burg. Me të tilla sjellje ne shkatërrojmë konsensusin dhe frymën konstruktive të kësaj reforme. Nuk bëhet reforma dhe nuk arrihet konsensusi duke thënë se ai apo ajo do të shkojë në burg. Nëse duam reformë, gjithçka duhet nisur nga e folura: unë do të shkoj në burg nëse kam shkelur ligjet e këtij vendi”, shpjegoi Meta.
Ndërsa në rast rreziku të dështimit të miratimit të kësaj reforme, Ilir Meta parashikon skenarë aspak të mirë për vendin.
“Këtu kemi të bëjmë me një Kushtetutë të re, me institucione të reja, të cilat do të mbajnë peshën kryesore të suksesit apo të dështimit të kësaj reforme, që nuk bëhet vetëm për zgjedhjet e radhës, por për të paktën 30 vitet e ardhshme të këtij vendi, kohë gjatë së cilës shumë prej nesh nuk do të mund të jemi më në politikë. Unë shoh një rrezik tepër serioz jo për politikanët, por për vendin, nëse kjo reformë nuk do të miratohet me konsensus, sipas Venecias, e padyshim edhe sipas standardeve europiane dhe euroatlantike. Shoh rrezikun e dështimit të saj, sepse mazhoranca aktuale nuk i ka 93 votat, por edhe në rastin e miratimit të saj pa konsensusin e opozitës, unë ju them me bindje se ky mund të hapë një situatë krejt të re për vendin, që nuk do të jetë ajo e forcimit të institicioneve dhe shtetit ligjor, e paanshmërisë së institucioneve të reja që do të dalin prej kësaj reforme, por një kapitull afatgjatë destabiliteti në këtë vend për shkak të kundërshtimeve të reformës së miratuar në mënyrë të njëanshme. Shqipëria nuk duhet të shndërrohet në një Maqedoni, për shkak të mungesës së konsensusit”, paralajmëroi kreu i Parlamentit, Meta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale