LAJMI I FUNDIT:

Meta: Marrëveshja pozitive, të vijojë zbatimi i konsensusit

Meta: Marrëveshja pozitive, të vijojë zbatimi i konsensusit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se të gjithë duhet të jenë të kënaqur për situatën e re në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Nuk është një situatë perfekte por le të jetë një mësim që të parandalohen kriza të tilla në të ardhmen. Nëse ka një forcë që s’ka arsye të jetë e trishtuar për këtë marrëveshje, ajo është LSI, që ka punuar gjithmonë për dialog e konsensus dhe ka qenë e qartë kur ka thënë se duhet një qeveri besimi për zgjedhje”, ka deklaruar Meta.

Dhe kjo, sipas tij, ka ndodhur. “Nuk u bë një qeveri teknike pa Edi Ramën siç donte PD dhe nuk u bë një qeveri politike siç donte mazhoranca”, ka thënë Meta, duke shtuar se, LSI është ajo që ka përfituar më pak nga marrëveshja sepse ka investuar për të ardhmen e Shqipërisë.


“Më shumë kanë sakrifikuar PS dhe PD. Të gjitha këto zhvillime janë pozitive dhe tani mund të vazhdojmë zbatimin e konsensusit”, ka vijuar Meta.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave lidhur me koalicionet, presidenti i zgjedhur është shprehur se, “krahët e LSI janë të hapur për të gjithë”, ndërsa ka rikonfirmuar ambicjen që partia në fjalë të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Në vitin 2013 LSI nuk ka përfituar nga PS. Përfitimi ka qenë reciprok. LSI ka marrë 34 mandate në 2015, kështu që kuptohet se ku do të jetë rezultati për 2017-n”, ka shtuar Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori