LAJMI I FUNDIT:

Meta dekreton shkarkimin e Komandantit të Forcave Detare

Meta dekreton shkarkimin e Komandantit të Forcave Detare

Me vendim të datës 31 Korrik 2019, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dekreton shkarkimin nga detyra të Komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani.

Ai shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit, thuhet në dekret.

Por me datë 16 Janar, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka i ka dërguar Presidentit te Republikës kërkesën për lirimin e tij, pasi nga hetimi i kryer për ngjarjen e ndodhur në bazën e Pasha Limanit, ku u vodhën armë dhe municione, rezultonte se ai dhe 15 ushtarake të tjerë, ishin përgjegjës për ngjarjen në fjalë, njofton Panorama.


DEKRET PËR SHKARKIM NGA DETYRA TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 169, nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

Nr. i Dekretit 11245
Tiranë, më 31.07.2019

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori