LAJMI I FUNDIT:

Mësimi tërë ditor, nxënësit nuk janë ushqyer mirë

Mësimi tërë ditor, nxënësit nuk janë ushqyer mirë

Mësimi tërë ditor në tri shkollat pilot në komunën e Prishtinës: shkollën “Model”, “Afrim Gashi” dhe “Faik Konica”, nuk ka treguar ngritje të konsiderueshme të suksesit tek nxënësit, derisa i njëjti sistem është përcjellë edhe me mungesë të hapësirave për mësim.

Ky vlerësim ka dalë sot nga një hulumtim që ka bërë Instituti për Edukim dhe Studim “EduGuard”.

Hulumtuesja, Albana Berisha, në raportin e vet ka thënë se në mësimin tërë ditor është vërejtur edhe mungesë e ushqimit dhe ushqim jo i shëndetshëm për një qëndrim të tillë në shkollë.


“Ka pas mungesë të palestrave sportive, mungesë të kantinës, pra të kuzhinës, kabinete jo të mjaftueshme të pajisura dhe këndi i leximit ka qenë i papërshtatshëm. Përkushtim ka pas vetëm shkolla ‘Model’, përveç mungesës së kantinës, ndërsa këto tri pjesë shkolla ‘Model’ i plotëson. Tek ushqimi, orari i gjatë i mësimit ka ndikuar në nevojën e ushqimit më të shpeshtë te nxënësit, ushqimi i siguruar nga DKA-ja, ka qenë jo i mjaftueshëm dhe jo i shëndetshëm për një orar prej 8 orësh mësim”, ka thënë Berisha.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavci, tha se për këtë pilot projekt do të analizohen edhe disa faktorë si Testi i Arritshmërisë, vlerësimi i PISA-s etj.

“Në raportet që ne i kemi nga shkollat, në të dhënat që i kemi nga raportet që ne i kemi bërë vet dhe sidomos pas marrjes së rezultateve përfundimtare, sepse e pash se në raport u përmend që nuk është vërejt ndonjë ngritje e suksesit ne do të shohim një rezultat konkret pas përfundimit të vitit shkollor, domethënë do të krahasohet rezultati i këtij viti me vitin e kaluar, do të krahasohet rezultatet e testit të arritshmërisë dhe rezultatet në aktivitetet e ndryshme që janë bërë në mënyrë që të gjitha të dhënat që i kemi t’i kemi më të detajuara dhe të marrim vendimin për vitin e ardhshëm. Gjithsesi ne besojmë që ky program të ketë sukses dhe të jetë vërtetë ashtu si ne e dëshirojmë në përmirësimin e cilësisë në shkolla duhet të ketë një përfshirje më të madhe, një përkrahje nga MASHT-it”, tha Nagavci.

Kurse, zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci Demaj, ka thënë se qëllimi i MASHT-it është zhvillimi dhe rritja e cilësisë së arsimit në nivelin parauniversitar, në mënyrë që të shihet suksesi edhe në arsimin e lartë.

“Ajo çka më takon të them është se objektiva kryesore prej nivelit të MASHT-it është se si ta përmirësojmë sistemin tonë të arsimit, si ta rrisim cilësinë në sistemin tonë arsimor posaçërisht me theks, po e theksoj vazhdimisht mendoj se rezultatet më të mëdha do të arrihet atëherë kur të kemi përmirësuar cilësinë në nivelin parauiversitar, do të thotë në shkollimin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë dhe kjo do të na siguroj pastaj një siguri në cilësinë e arsimit të cilin e ofrojmë më tutje”, tha Anila Statovci-Demaj.

Pilotprojekti për mësimin gjithë ditor ka filluar në vitin e kaluar kalendarik me tri shkolla të Prishtinës: shkollën fillore “Afrim Gashi” në Hajvali, shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë dhe shkollën “Model”, po ashtu në kryeqytet.

Nëse ky pilotim shënon rezultate të mira dhe sukses të nxënësve, projekti pritet të vazhdojë edhe në shkolla tjera, duke e shndërruar kështu shkollimin parauniversitar në mësim tërë ditor. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori