LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt kanë po aq frikë sa edhe femrat për shëndetin e fëmijës

Meshkujt kanë po aq frikë sa edhe femrat për shëndetin e fëmijës

Mamatë që kanë lindur fëmijë për herë të parë nuk kanë ekskluzivitetin të shqetësohen për shëndetin e fëmijës.

Një studim i Mazo Clinic tregon se, 58% e baballarëve të rinj e pranojnë se kanë ankth dhe mendime të çuditshme të tipit “sikur të më bjerë fëmija nga krahët?” ose “meqë sillet kështu, mendoj se ka ndonjë problem me shëndetin”.

Mjekët në të shkuarën besonin se, vetëm mamatë kishin mendime dhe shqetësime të tilla dhe këtë gjendja ia dedikonin lëvizjeve të ndryshme hormonale që janë të natyrshme pas lindjes. Por, së fundmi ata arritën në përfundimin se ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që shkaktojnë mendimet e çuditshme, pavarësisht seksit, si për shembull, “ankthi i kujdesit të një porsalinduri të pambrojtur”.

Prindërit e rinj duhet t’i kujtojnë njëri-tjetrit se, këto reagime janë fiziologjike. Të gjithë kanë mendime të çuditshme dhe janë në ankth pa ndonjë arsye të caktuar. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori