Mesazhi i pathënë në fluturim i Berishës
“Njohjet nuk ua sjellë unë, kërkoni nëse doni t’i kemi”
Xhejms Berisha është një pilot privat i licencuar në Zvicër, i cili për botën shqiptare doli si nga anonimiteti, dhe u bë i njohur nga dita kur ia mësyu me një aeroplan të formatit të vogël, me katër ulëse, të tipit Cesna 172, misionit të tij për ta bërë të njohur Kosovën, para tridhjetë e katër vendeve të Amerikës Qendrore dhe Jugore, një shtet të ri, që mbi hartën e globit tokësor mezi dallohet nga lakorja e vijave që ia përcaktojnë sovranitetin teritorial.
Një aventurë paksa e rrezikshme, që në një aeroplan me një motor duke përshkuar hapësirat të mëdha ajrore, ka synim ta zbres njohjen e ngadalshme të pavarësisë së Kosovës nga “qielli” në tokë.
Kjo qasje e këtij njeriu është jo vetëm simpatike, por mjaft interesante për ta tërhequr vëmendjen e atyre shteteve, jo sa për ta vëzhguar aeroplanin e z. Berisha, por për ta kuptuar mesazhin e tij diplomatik.
Berisha në përmbylljen e misionit të tij, ka premtuar se do ta bëjë aterrimin në aeroportin e Sllatinës, por nuk i prish punë pa bërë ndonjë bujë të madhe, pa ceremoni shtetërore, që të ulet në aeroportin e Dumoshit në Podujevë.
Kjo është një dëshmi e llojit të vetë, se format e lobimit nuk nisin nga zyrat e veshura me tepih luksoz të ministrive, por mund të jenë më të thjeshta, më të mundimshme, pse jo edhe të suksesshme dhe praktike.
Për një gjë duhet të ndihemi të sigurt, se z.Berisha, po që se në linkun e tij privat apo zyrtar i adresohet ndonjë njohje nga cilat do ato vende, që e kishin në cilësinë e një miku të “paftuar”, duke ua “cenuar“ hapësirën ajrore, ky njeri nuk do të thotë : “se ja këtë punë e bëra unë, dhe ju qeveri e Kosovës dhe populli im i nderuar, mos ma merrni për të madhe, se këto merita i takojnë Xhejmsit, i cili ka mundur nga ndonjë defekt teknik të përfundonte në ndonjë oqean, brigjeve të Amazonit dhe ta bëjnë copë e grimë aligatorët”.
Ndoshta, këtij njeriu, mund të mos iu ketë kujtuar, se e ka pasur për “detyrë” t’i mbajë lidhjet gjatë fluturimit me ne të “tokës”, për t’ia rrëfyer rrugët ajrore, se ku mund ta shpijnë, por tani është bërë vonë.
Paraprakisht në shumë regjione të botës, jo vetëm që nuk dinë për Kosovën, por mund të mos kenë dëgjuar fare për të. Apo ka vende të tilla që ende gjykojnë nga periudha e themelimit jo vetëm të Lëvizjes së të Painkuadruarve, por të ndikuara nga koncepti politik dhe diplomatik i saj, zor t’i diferencojnë të gjithë emrat e adresave të shteteve që kanë dalur nga emri i përbashkët i ish-Jugosllavisë.
Formula diplomatike e komunikimit të ndërsjellë, me të cilën po shërbehemi, se shteti ynë është vend i paqes, dhe i stabilitetit është e pamjaftueshme dhe duke u “konsumuar”. Për t’i bindur të tjetër që ta njohin Kosovën, rëndësi ka reflektimi që krijohet nga imazhi i plotë, që përcaktohet nga faktorë të tjerë si: qëndrueshmëria politike, rritja e treguesve ekonomik, sundimi i rendit dhe i ligjit.
Kjo sigurisht, jo vetëm Xhejmsit, por edhe çdo njeriu në misione të tilla do t’ia bënte më të lehtë udhëtimin, rreziqet dhe përgjegjësitë që ka marrë për ta afruar shtetin e vogël me botën e madhe.
Ministria e Jashtme e Kosovës, tani do të duhej të kishte plane të ndërtuara mbi bazën e një strategjie të re, e cila nuk mund të mbetet vetëm në kufijtë e veprimeve aktuale lobuese për njohjen e pavarësisë.
Njohja e zhvillimeve të reja, ndërthurja në një proces të gjerë lobimi, me të gjithë ata që kanë vullnetin dhe mundësinë ta rrisin rriskun e njohjeve për Kosovën, nën ombrellën e Ministrisë së Jashtme, do të duhej të ishte punë e kryer, me qëllim të operimit në të gjitha ato vende ku njerëzit ndihen të suksesshëm për ta dhënë kontributin e vetë.
Kjo formë e veprimit do t’i eliminonte parashikimet shpesh futuriste lidhur me njohjen e Kosovës, dhe do ta ndryshonte kursin e pritjeve nga një sezon në tjetrin, shmang pasivitetet e brendshme, mobilizon energji të reja dhe afatizon mbylljen e kësaj agjende në një cikël kohor duke i dhënë hapësirë institucioneve të lëvizin në fusha tjera të “pashkelura”.
Ndoshta, duke e timonuar aeroplanin të tij me një motor nga lartësitë, Xhejms Berisha, mund ta kishte dhënë një mesazh të pathënë, se shteti i Kosovës duhet t’i ndez të gjithë motorët e tij të fikur.
(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës