Duket se disa prej logove më të famshme në botë u dizajnuan pikërisht për të treguar diçka më shumë se thjeshtë bukurinë e tyre. Në fakt, duket se në disa raste, çdo vijë, lakim dhe ngjyrë ka një kuptim prapa.
Këto janë logot që kanë kuptime të fshehura të cilat nuk i kenë vërejtur kurrë. Interesante!
Hyundai
Shumë njerëz mendojnë se logoja e Hyundai është thjeshtë shkronja e parë e emrit të kompanisë jug-koreane. Por në fakt, shkronja “H” simbolizon dy njerëz (një klient dhe një përfaqësues të kompanisë) duke shtrënguar duart, shkruan Gazeta Express.
Adidas
Emri Adidas rrjedhë nga themeluesi i saj, Adolf Dassler. Logoja e kompanisë ka ndryshuar disa herë, por gjithmonë ka përfshirë tri vija të trasha. Konfigurimi aktual është tri vija në një kënd që së bashku formojnë një trekëndësh. Kjo simbolizon një mal, i cili përfaqëson sfidat me të cilat përballen të gjithë sportistët.
Apple
Rob Yanov, dizajneri që erdhi me idenë e logos së famshme të Apple, ka shpjeguar se si i erdhi ideja për ta bërë këtë logo: “Bleva disa molla, i vendosa në një enë dhe kalova disa orë duke i vizatuar ato për një javë, në përpjekje për të nxjerrë diçka të thjeshtë. Heqja e një cope të mollës ishte pjesë e eksperimentit, dhe rastësisht vërejta se “bite” (kafshim) tingëllonte njëjtë si termi kompjuterik “byte” (bajt).
Sony Vaio
Dy shkronjat e para të logos së Sony Vaio përbëjnë një dallgë që simbolizon një simbol analog, përderisa dy shkronjat e fundit janë të ngjashme me numrat 1 dhe 0 – kjo, simbolizon një sinjal digjital.
Amazon
Në shikim të parë, logoja e Amazon nuk duket diçka e veçantë. Por ajo u dizajnua me filozofinë që kompania e kishte në mendje. Shigjeta e portokalltë është e njëjtë me një buzëqeshje, dhe me këtë kompania dëshiron që klientët të jenë të kënaqur. Shigjeta shtrihet mes shkronjave A dhe Z, një tregues se kompania shet gjithçka prej A-së deri në Z.
Toyota
Shumë njerëz e kanë krahasuar logon e kompanisë japoneze Toyota me imazhin e një kauboji që ka të veshur një kapelë stereotipikale. Por në fakt ajo përfaqëson imazhin e vrimës së gjilpërës me një fije që kalon nëpër të. Kjo tregon të kaluarën e kompanisë, që dikur prodhonte makina për qepje. Megjithatë, pjesët individuale të logos përcaktojnë emrin e kompanisë.
Formula 1
Nëse shikoni me kujdes në hapësirën e bardhë në mes të shkronjës F dhe vijave të kuqe në logon e Formula 1, ju mund ta vëreni numrin 1. Vijat e kuqe të logos janë gjithashtu edhe një përfaqësim grafik i shpejtësisë së arritur nga veturat e Formula 1.
Beats
Beats, një prodhues i pajisjeve audio me bazë në SHBA, përdorë një logo në të cilën shkronja B duket si një person që ka veshur kufje.
BMW
Shpesh besohet se pjesa qendrore e BMW-së simbolizon fluturat rrotulluese të një aeroplani në përputhje me historinë e hershme të kompanisë në teknologjinë e aviacionit. Por në fakt ajo është thjeshtë pjesë e flamurit Bavarian, zonës në Gjermani ku u themelua kompania.
LG
Logoja e kompanisë së elektronikëve LG është imazhi i stilizuar i fytyrës së një personi. Sipas kompanisë, kjo paraqet aspiratën e saj për të mbajtur lidhje të zakonshme dhe njerëzore me klientët e saj.
Coca-Cola
Në logon e famshme të Coca-Cola, në hapësirën mes shkronjave O dhe L, shihet qartë flamuri danez. Por, kjo është një rastësi e pastër, pasi kompania nuk e ka përdorur këtë kurrë si pjesë të reklamave në vendin skandinav.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake
Rrugët ‘vetë-shëruese’ synojnë të zgjidhin krizën e gropave
Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie – ajo fiton katër milionë dollarë
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj
Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake
Rrugët 'vetë-shëruese' synojnë të zgjidhin krizën e gropave
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli
Vetëm ata, truri i të cilëve funksionon “në mënyrë perfekte”, do të gjejnë një dorezë që nuk ka "shoqen e saj"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?