Fajësimi i njerëzve të tjerë, dëshira fantastike për kontroll, mburrja dhe jeta në të kaluarën, janë receta për moskënaqësinë me punë dhe jetë, ndërsa shprehitë e tilla duhet t’i largoni.
Për arritjen e kënaqësisë në jetën private dhe profesionale e rëndësishme është t’i largoni gjërat që ju bëjnë të palumtur, pohon këshilltari afarist, Jeff Haden.
Prandaj sa më parë largoni “bagazhin” e tepërt që ua vështirëson jetën. Një nga këto gjëra është fajësimi i të tjerëve për problemet personale. E vërtetë, kush punon gabon, ndërsa gabimet e të tjerëve mund t’ua vështirësojnë me të vërtetë jetën. Por duke fajësuar të tjerët, ju viheni në rolin e viktimës dhe nuk arrini të kuptoni ku keni gabuar.
Është e mundshme që bashkëpunëtorëve nuk ua keni bërë të ditur në mënyrë të qartë se cilat janë përgjegjësitë tuaja e cilat të tyre, ose me qasje më negative jeni bërë halë në sytë e shefit. Por nëse merrni përgjegjësinë kur gjërat shkojnë keq, fitoni forcë të re sepse automatikisht fokusoheni në atë që herën e ardhshme gjerat t’i kryeni më mirë dhe zgjuar dhe kështu punoni në kënaqësinë e ardhshme.
Megjithatë njëkohësisht bëni kujdes që të mos bini në kurthin e dëshirës për të kontrolluar njerëzit tjerë.
Pavarësisht a jeni shef apo i udhëzoni kolegët me zgjuarsi, e rëndësishme është ta dini që mund të kontrolloni vetëm veten dhe veprimet tuaja – me të tjerët vetëm mund të bashkëpunoni, me më shumë apo më pak suksese.
Mburrja ose kritika nuk janë rruga drejt lumturisë
Ndoshta jeni më të arsimuar, me më shumë përvojë apo më të shkathët në punën tuaj, por kjo nuk do të thotë që këtë gjë duhet t’ua përmendi të tjerëve, e edhe më pak duhet t’i kritikoni për shkak të të metave të tyre. E rëndësishme është të vlerësoni dallimet sepse kështu do të keni marrëdhënie më të mira dhe do të ndiheni më të lumtur.
Mos e mundoni veten duke menduar “si do të ishte po të ishte”
Pasi që vendosni diçka, bëni ndonjë punë, ose gaboni në diçka, përballuni me situatën dhe merrni mësim nga ajo përvojë. Dhe atëherë ndaluni të mendoni për atë. Nëse qortoheni për shkak të gabimeve të kaluara, do të jeni të dënuar në pakënaqësi të përjetshme.
Mos u përpiqni të impresiononi të tjerët
Automobili i ri, banesa e bukur, titulli kumbues dhe arritjet impresive, edhe pse është mirë t’i keni, këto nuk janë gjëra për shkak të të cilave ju duan njerëzit tjerë, por thjesht gjërat më të zakonshme. Prandaj mos u përpiqni që me këtë gjë të lini përshtypje tek miqtë, familja dhe fqinjët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Çfarë ndryshimesh mund të ndjejnë qentë tek pronarët e tyre?

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zodiakut

Pastroni dyshekët me ndihmën e një kapaku të tenxheres
E shkruar në shuplakë dore që nga lindja: Sa fëmijë do të keni dhe a do të jenë të shëndetshëm!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës