LAJMI I FUNDIT:

Merr pjesë në ditëlindjen e 100 të vëllait të vogël

Merr pjesë në ditëlindjen e 100 të vëllait të vogël

Charles Keller, 101-vjeçar assesi nuk ka dëshiruar të mungonte në ditëlindjen e 100 të vëllait të tij. Ka udhëtuar 3.200 km për të marrë pjesë në festën e organizuar me ketë rast nga e bija e Georget, Lynn.

Në ditëlindjen e 100-të të George Kellerit kanë marrë pjesë rreth 80 familjarë dhe miq e shokë të tij.

‘Më vjen mirë që kam mbushur 100 vjet, do të dëshiroja t’i mbush 200’, ka thënë i disponuar George.

George lëviz me anë të karrocës së invalidëve, pasi kishte thyer kërdhokullën. Ndërsa pos që kanë paksa probleme me dëgjim, të dy vëllezërit janë në gjendje të mirë shëndetësore, raportojnë mediat amerikane. /Telegrafi/