E njihni Tihomirin? Sigurisht që jo. Megjithëse unë e di se janë disa dhjetëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia që e njohin. Tihomiri është një pastor kroat i martuar me një amerikane, i cili drejton një projekt shumë interesant që zhvillohet në Fuzine të Kroacisë, çdo gusht, vit pas viti, qysh prej ndoshta vitit 2000-2001, të quajtur ROM – Renewing Our Minds, apo ndryshe thënë në shqip: Ribërja e Mendjeve Tona.
Ajo çka bën Tihomiri me ROM është me të vërtetë shumë ndjellëse. Thirren e përzgjidhen të rinj e të reja nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që kanë kapacitete apo interesa për Lidershipin. Këta i nënshtrohen për tri javë rresht një programi intensiv që ia del t’i fusë pjesëmarrësit në një centrifugë të pashoqe emocionale, sociale, reflektive, fetare dhe sportive.
Të rinjtë ndahen në Small Groups (Grupe të vogla) dhe aty sfidohen që të fillojnë të flasin me njëri-tjetrin për përvojat, ndjesitë dhe historitë e tyre personale. Trysnia që krijohet nga çdo element përbashkësie që është i mirë- studiuar, të shkul nga vetja e të vendos në gjendje të tillë që ti je aty me e për të tjerët. Përndryshe nuk je i/e mirë e bie menjëherë në sy si dele e zezë.
Duhet të shkulesh nga vetja për t’u bërë i/e mirë ose duhet të dalësh nga vetja e të ndjekësh ritmin e bashkësisë, duke u shtirur si i/e mirë. Aty mund të bësh gjithçka deri te hargalisjet dashurore apo miqësitë e çuditshme, por nëse je shkulur a ke dalë nga vetja, e je bërë si të tjerët në Small Group-e dhe në bashkësi, çdo kalamendje e jotja morale konsiderohet si një dobësi e mirëkuptueshme, që të gjithë bashkë e falim dhe përpiqemi ta pranojmë e korrektojmë.
E ti vazhdon po njëlloj. Ama, nëse nuk shkulesh a nuk del nga vetja për t’u bërë a shtirur si gjithë të tjerët, edhe nëse ti nuk ke asnjë rrëshqitje morale, përsëri je dele e zezë, je rebeli, i padëshiruari. E megjithatë, në 3 javë aty në ROM me Tihomirin, mësohen e ndahen modele e parime Lidershipi, të cilat së paku për një periudhë të caktuar ua transformojnë mënyrën e të menduarit këtyre të rinjve.
Tihomiri ia ka dalë të ngrejë në këmbë një nga rrjetet më dinamike dhe komunikative që gjallojnë në Ballkanin Perëndimor, me të rinj e të reja që janë përgatitur në ROM dhe që vazhdojnë ta konsiderojnë njëri-tjetrin pjesë të të njëjtit vizion e të njëjtës miqësi, për të sjellë Paqen në Ballkan e për të mbjellë një Lidership Ndryshe, një Lidership Moral dhe Meritokratik në këto vende që kanë përjetuar kaq shumë luftëra dhe konflikte e kanë mbjellë kaq shumë urrejtje, mite e keqkuptime.
Tihomiri ka mbi 15 vite që mbledh çdo vit dhjetëra të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tashmë këta janë bërë numerikisht goxha të konsiderueshëm. Këta të rinj e të reja janë sot aktivë në vendet e tyre si përfaqësues të shoqërisë civile, biznesit, administratës publike apo politikës.
Madje disa prej tyre edhe në Shqipëri ia kanë dalë mbanë të jenë edhe në pozicione të larta përfaqësuese në Kuvend dhe Qeverisje. Parimi themelor që ata kanë marrë me vete nga Tihomiri dhe ROM është Small Group-i. Me një Small Group, ti mund t’ia dalësh mbanë, sepse të gjithë anëtarët e grupit punojnë nën parimin: Të gjithë për një e një për të gjithë. Dhe funksionon. Realisht funksionon.
Këtë mund ta them, e konfirmoj edhe për shkak të gjërave që di e kam përjetuar personalisht. Por ç’lidhje ka e gjithë kjo histori dhe Tihomiri me Merkelin? Epo, e kanë një lidhje. Sepse Tihomiri ka 15 vjet që mbledh të rinj e të reja që të krijojë një brez lidershipi ndryshe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Tihomiri po punon që të krijojë një të nesërme.
Ndërsa Merkeli ka 2 vjet që mbledh në Small Group Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të shtyrë të tashmen. Merkeli e di që një paketë shpëtimi për Ballkanin Perëndimor kërkon 110 miliardë euro, të cilat askush nuk ka ndër mend t’i japë. Merkeli e di që Kryeministrat që ajo mbledh në Small Group në Berlin apo Vjenë janë përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të lëngatës së vendeve të tyre.
Merkeli e di se këta janë Liderë Autoritarë, të Korruptuar, demokracivrasës dhe shkaktarë të dështimit të Shteteve që drejtojnë. Merkeli e di që aspiratat europiane të këtyre Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor janë thjesht key words (fjalë çelës), për t’u dukur të bindur dhe të mbarë para Të mëdhenjve të Europës. Merkeli e di se këta Kryeministra nuk dinë, nuk munden e nuk kanë këllqe të prodhojnë asnjë luftë apo konflikt tjetër, përveçse atyre që bëhen me skenarë e me top futbolli dhe dronë 5 eurosh.
Merkeli e di se këta Kryeministra janë shkulur e kanë dalë nga vetja dhe bëjnë komedi e batuta ngado që shkojnë nëpër vizita reciproke, intervista mediatike, konferenca për shtyp, a Samite ku janë bashkë si Small Group-sa, sepse ndihen si Yje të Sapozbuluar. Merkeli e di se edhe kur këta bëjnë si “djem dëshire” e fillojnë e hedhin vickla a thua se ankohen a bëjnë kritika të forta për Europën, gjithçka e kanë me leje për konsum të brendshëm politik e publik.
Ajo çka tjetër Merkeli di e nuk duhet të lejojë të ndodhë është fakti se ky Small Groupi i Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor është një instrument shumë i rrezikshëm që përdoret nga secili prej Kryeministrave për të stabilizuar a tjetërsuar ekuilibrat e brendshëm politikë dhe publikë, në vendet përkatëse. Small Group-et e Tihomirit bëjnë bashkë njerëz të thjeshtë që duan të bëhen të rëndë- sishëm duke ndalur të Mëdhenjtë e Padrejtë.
Ndërsa Small Group-i i Merkelit bën bashkë të Mëdhenjtë e Padrejtë, për të mos lejuar kurrë të thjeshtët që të bëhen të rëndësishëm, e mundësisht për t’i shtypur ata. Ndërkohë, e vërteta është se këto Small Group-et e Merkelit janë kthyer në një butafori bjerrakohëse dhe paqeshitëse. Në fakt, as paqen nuk e garantojnë dot. Garantojnë bindshmërinë e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, por jo paqen. Këta Kryeministra, sado fuqi të marrin në Small Group-in e Merkelit, nëse u dështon ekonomia, nëse u bie shteti e nëse nuk prodhojnë dot shpresë, thjesht do të shërbejnë për ta shtyrë konfliktin e radhës deri pas fitores së mandatit të radhës nga Merkel.
Para nga Berlini a Vjena nuk do të marrin. Projektet që ata çojnë në këto Samite janë si terapi shkuljeje nga vetja, kur të gjithë këta bëjnë sikur do të bëjnë gjëra të mëdha për Rajonin dhe Paqen Globale. Junckeri është bërë President i Komisionit Europian për të mos lejuar më zgjerimin e BEsë në 5 vitet e mandatit të tij. Junckerin e ka vënë Merkeli aty. Atëherë, çfarë? Para jo, zgjerim të BE-së jo.
Nëse nuk marrin asgjë nga këto, çfarë do të bëjë ky Small Group-i i Merkelit? Shoqëritë po u shthuren. Njerëzit po u ikin. Madje të gjithë po ikin drejt vendit të Merkelit. Edhe sa do të zgjasë kjo? Këto pyetje duhet t’ia bëjë edhe Merkeli vetes, sepse një ditë, herët a vonë, do t’i duhet t’u përgjigjet. “Çunat e Merkelit” as që duan t’ia dinë për këto pyetje, sepse ata qeverisin për të shtyrë ditët, e jo për të dhënë a dëgjuar përgjigje. Ndërsa Merkeli është Udhëheqëse e kalibrit botëror dhe e një standardi ndër më të lartët të përgjegjshmërisë.
Merkeli është model i jashtëzakonshëm udhëheqësie dhe shërbese për vendin e saj dhe më gjerë. Ama, Small Group-i i saj i Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor ose është një trill kohëkalues për krijimin e imazhit të një lidershipi global, ose është një zgjidhje e keqe që nuk ka se si të bëjë asnjë lloj historie. Kështu si duken bathët, histori më shumë e kanë bërë e do të bëjnë Small Group-et e Tihomirit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë