LAJMI I FUNDIT:

Mënyra natyrale për të luftuar presionin e gjakut

Mënyra natyrale për të luftuar presionin e gjakut

Kaliumi ndihmon në uljen e presionit të gjakut

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të kaliumit dhe presionit të gjakut. Pakësimi i sasisë së natriumit është njëra nga mënyrat që ndikon në uljen e ten¬sionit të lartë të gjakut. Por ka edhe një mënyrë tjetër, pa medikamente, që mund t’ju ndihmojë në uljen e niveleve të larta të ten¬sionit: Shtojini kalium ushqyerjes tuaj. Kon¬sumimi i më shumë ushqimeve që përmbajnë kalium ndikon në uljen e natriumit në këto ushqime. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta.
Për rezultate më të mira kufizoni marrjen e natriumit deri në 2300 miligramë në ditë dhe shtoni marrjen e kaliumit deri në 4700 miligramë në ditë. Ju duhet gjithashtu të shmangni edhe konsumin e ushqimeve të për¬punuara, nëse jeni të interesuar të ulni presio¬nin e lartë të gjakut. Në ushqimet e përpunu¬ara shpesh shtohet natrium, prandaj mund të rritet rreziku për shfaqjen e hipertensionit. Por nga ana tjetër edhe marrja shtesë e kaliumit duhet të bëhet patjetër me rekomandim të mjekut. Shumë njerëz me sëmundje të vesh¬kave kanë vështirësi në eliminimin e niveleve
të larta të kaliumit, kjo mund të vështirësojë punën e zemrës deri në rreziqe fatale. Mos harroni të qëndroni nën kontrollin e mjekut për çdo ndryshim në mënyrën tuaj të jetesës, e sidomos nëse jeni duke u mjekuar nga ten¬sioni i lartë i gjakut.


Forca e kaliumit

Ushqim Kalium

1 patate e vogël e pjekur 610 mg
220 g kos pa yndyrë 580mg
1 banane 422 mg
1 filxhan qumësht 380mg
75 g mish viçi i pjekur, i padhjamë 371 mg
1 filxhan lëng portokalli 355 mg
1 filxhan tërshërë 120 mg
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori