LAJMI I FUNDIT:

Mënyra e shëndetshme jetësore ruan zemrën

Mënyra e shëndetshme jetësore ruan zemrën

Rreth 80 për qind e vdekshmërive të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare mund të shmangen nëse veprohet në tre faktorë kryesorë të rrezikut - duhani, mënyra e pashëndetshme e ushqyerjes dhe mosaktivitetin fizik.

Hulumtimet kanë treguar se shprehitë e ndryshme jetësore që trashëgohen në familje kanë efekt të gjatë në rrezikun e mëvonshëm për rastet e vdekshmërisë së shkaktuar nga sëmundjet e zemrës.

Rastet e vdekjes të shkaktuara në këtë mënyrë ndikojnë në 29 për qind të vdekshmërive globale në botë.

Me përvetësimin e disa shprehive të shëndosha jetësore në familje, mund të jetohet më gjatë dhe shëndetshëm- kanë pohuar kardiologët, të cilët kanë kërkuar që të hiqet dorë nga konsumimi i duhanit, të konsumohen ushqime të shëndetshme, të kufizohet koha e qëndrimit para televizorit deri në maksimalisht dy orë në ditë dhe të organizohen aktivitete në natyrë (duke përfshirë ecjen dhe vozitjen me biçikletë).


Mjekët, po ashtu, kanë kërkuar edhe kontrollimin e katër parametrave individuale, si shtypja e gjakut, niveli i kolesterolit, sheqeri në gjak dhe indeksi i masës trupore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori