Mendimi dhe opinioni politikë i Hoxhës dr. Shefqet Krasniqi
Shoqëria njerëzore sukseset më të mëdha i ka arrit atëherë kur ka vendos të drejtën dhe lirinë e mendimit dhe të shprehurit. Si rezultat i kësaj lirie dhe të drejte janë zhvilluar dhe artikuluar mendimet shkencore, politike, juridike, sociale, ekonomike, mendimet të cilat kanë ndërtuar konceptet sociale mbi të cilat sot funksionon shoqëria demokratike. Funksionimi demokratik i shtetit dhe zhvillimi i mendimit progresiv dhe inovativ i shoqërisë kanë qenë të varura kryekëput prej lirisë dhe të drejtës së popullit për të artikuluar dhe shprehur atë që e mendon. Në këtë segment edhe mendimtarët shqiptar kanë qenë shumë të kufizuar për prodhimin e në veçanti për artikulimin e mendimit human e në veçanti atij politikë. Prandaj sot kur kjo e drejtë ka filluar të frymoj lirshëm duhet të inkurajohet dhe të respektohet në shoqërinë tonë me qëllim të kristalizimit të ideve progresive për shtetin dhe të ardhmen tonë.
Megjithatë befasia e zhvillimit të mendimit politikë kohëve të fundit në Kosovë po ndodhë kur po epet nga mendimtarët islam. Kjo befasi vjen si rezultat se ata të cilët i interpretojnë këto mendime dhe i shohim si negative nuk kanë njohuri për mendimin politikë të mendimtarëve islam që nga koha e perandorisë Osmane, te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, te rezistencat ndaj Mbretërisë Serbe e deri tek Lufta e fundit çlirimtare. Ky popull ka shumicën dërrmuese popullsi myslimane, që do të thotë se barrën e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe fetar së bashku edhe më bashkësinë fetare katolike në Kosovë e kanë ruajtur myslimanët që i kanë takuar bashkësisë fetare Islame të Kosovës. Megjithëse gjatë komunizmit hoxhallarët e asaj periudhe kohore në kuptimin e përgjithshëm kanë qenë shumë më të angazhuar në ruajtjen e identitetit fetar islam si pjesë esenciale e identitetit tonë kombëtar, nuk do të thotë se sot hoxhallarët duhet të kufizohen vetëm në ritet ceremoniale që janë të lidhura ngushtë me muret e xhamisë. Ata kanë të drejtën e dhënies së mendimit politikë aq sa kanë të drejtë dhe obligim primar ruajtjen dhe kultivimin e fesë në këtë vend. Ndërsa mendimi politikë i tyre duhet të shihet në frymën e liberalizimit dhe demokratizimit të vendit.
Implikimet e ideve sociale meqë janë të ndërlidhura më njëra-tjetrën, sjellin konfrontime dhe paqartësi të kufijve të grupeve të ndryshme sociale. Megjithatë përderisa sot politika ka implikim direkt dhe ajo i përcakton direktivat e zhvillimit shtetëror, social, ekonomik e edhe fetar, atëherë përse nuk ka të drejtë hoxha të jep mendimit dhe opinionin e tij politikë për aktivitetin dhe zhvillimin e politikave të vendit. Nëse projektet e partive politike implikohen direkt në organizimin e bashkësive fetare, rolit të fesë në shtet dhe të drejtave të praktikës fetare, atëherë domosdoshmërisht edhe hoxha do të implikohet në politikë. Madje duke qenë i implikuar indirekt ose duke u deklaruar hapur për një parti apo grupacion të caktuar politik, ai do të shqyrtojë të gjitha ofertat politike për interesin e bashkësisë së caktuar shoqërore dhe do të mbështes atë që i garanton dhe siguron të drejta më të shumta dhe më të qëndrueshme grupit përkatës social. Përderisa një projekt politikë avancon të drejtën e aplikimit të fesë dhe obligimeve fetar duke i prezantuar ato para popullit-elektoratit, atëherë është tejet e pa mençur nëse nuk angazhohen seriozisht për këtë projekt politikë bartësit dhe udhëheqësit e bashkësisë së caktuar sociale.
Dr. Shefqet Krasniqi, Imami i Xhamisë së Madhe dhe i një xhemati mjaft të madh në Kosovë, është duke zgjuar kureshtjen e madhe tek shumë njerëz në Kosovë për mendimet e tij për politikën dhe partitë politikë në Kosovë. Etiketimet për deklaratat e tij si deklarime për politikë ditore, hoxha i politizuar apo imami politikë për mua janë etiketime të bazuara në egot, emocionalen dhe agresivitetin individual. Mendimin dhe opinionin e Hoxhës, Dr. Shefqet Krasniqit e inkurajoj dhe admiroj për këto arsye:
1. është ripërtëritje e mendimit dhe opinionit politikë të “klerikut” islam në Kosovë për rrjedhojat politike në vend, metodë e cila do ta pasuron dhe do ta ndërton edukatën e universalizmit të fesë Islame,
2. është reflektim për proceset politike në vend, përderisa xhemati islam në Kosovë është duke u faktorizuar dhe është duke u paraqitur çdo ditë e më shumë objekt i interesit të partive politike për shkak të fuqizimit dhe rritjes së madhe të praktikantëve fetar,
3. është implikim direkt dhe reflektim në të njëjtën kohë për programet e partive politike me theks të veçantë kur ka të bëj më çështjet e besimit fetar dhe interesat islame, si dhe
4. ky mendim dhe opinion është relevantë me demokracitë perëndimore dhe më fillet e mendimit politikë dhe fetar në Kosovë.
Të gjitha këto arsye e bëjnë dr. Shefqet Krasniqin si inovator të kohës së mendimit të “klerikut” islam në Kosovë për proceset e përgjithshme sociale që prekin direkt interesin e qytetarit të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës