LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i lartë rus u gjet i vdekur – dyshohet se e spastroi Kremlini

Menaxheri i lartë rus u gjet i vdekur – dyshohet se e spastroi Kremlini

Një tjetër menaxher i lartë rus është gjetur i vdekur gjersa u raportua si “vetëvrasje”.

Pavel Pchelnikov, 52 vjeç, kryeshef ekzekutiv në Logjistikën Dixhitale të Hekurudhave Ruse, u gjet me një plagë me armë zjarri në ballkonin e shtëpisë në Moskë.

Së fundmi ai ka publikuar fotografi në dukje të lumtura nga pushimet dhe zyrtarisht po hetohet për vdekjen edhe pse versioni fillestar është se ai i ka marrë jetën vetes.


Ai u gjet në mëngjes në ballkonin e banesës në Kolomenskaya Embankment, raporton themirror.

Ai është anëtari më i fundit i një “klubi vetëvrasës” rus të menaxherëve dhe drejtuesve të lartë që kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Pchelnikov u mburr se ishte “menaxheri më me përvojë i PR në kompaninë e Hekurudhave Ruse”.

Më 1 shtator, manjati i naftës Ravil Maganov, 67 vjeç, ra nga dritarja e katit të gjashtë të një spitali në Moskë dhe më pas ndërroi jetë.

Një raport thotë se kryetari i Lukoil – kompania e dytë më e madhe e naftës në Rusi – ishte “rrahur” përpara se të “hidhej nga dritarja”, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Kompania kishte shprehur kundërshtimin ndaj luftës në Ukrainë.

Çuditërisht, Putin mbërriti në Spitalin Klinik Qendror elitar shumë shpejt pasi trupi i Maganov u gjet i vdekur për t’i bërë nderimet e fundit udhëheqësit të fundit sovjetik Mikhail Gorbachev, i cili kishte vdekur në spital.

Në korrik, Yuri Voronov, 61 vjeç, kreu i një kompanie transporti dhe logjistike për një kompani të lidhur me Gazprom, u gjet i vdekur në pishinën e tij, me një shok kryesor, i cili është një kriminolog i lartë, duke paralajmëruar për lojëra të ndyra.

Dy vdekje të tjera të drejtuesve të lidhur me Gazprom u raportuan në shtëpitë elitare pranë Shën Petersburgut mes dyshimeve se vetëvrasjet e dukshme mund të kenë qenë vrasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus

Në kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus

Serbia
Njerëzit tani kanë trurin më të zhvilluar, por ne duket se po paguajmë një çmim të lartë për këtë

Njerëzit tani kanë trurin më të zhvilluar, por ne duket se po paguajmë një çmim të lartë për këtë

Botë
SHBA zbulon paketën e re në vlerë të 250 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA zbulon paketën e re në vlerë të 250 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën

Botë
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Evropa
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Trump fiton mbështetjen e organizatës më të madhe të policisë amerikane, ndërsa 88 liderë të njohur biznesi mbështesin Harrisin

Trump fiton mbështetjen e organizatës më të madhe të policisë amerikane, ndërsa 88 liderë të njohur biznesi mbështesin Harrisin

Amerika
Kalo në kategori