Personaliteti njerëzor dhe vepra shkencore e akademikut Mahir Domi, vijnë në kujtesën dhe ndjesitë e të gjithë kolegëve dhe nxënësve të tij, madje edhe të gjithë atyre që e kanë njohur nga afër dhe për së largu, me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe nderimi për atë trashëgimi shkencore të çmuar që ai ka lënë, për atë model të rrallë sjelljeje e komunikimi njerëzor e shkencor që rrallëkush ka privilegjin ta arrijë, për atë përkushtim të pashembullt për të kërkuar, zbuluar e vënë në pah vlerat gjuhësore e historiko-kulturore të popullit të cilit i përkiste.
Te rrallëkush ndodh që të bashkohen e të harmonizohen aq mirë aftësitë shkencore me cilësitë më të mira njerëzore, pra, shkencëtari dhe njeriu si në personalitetin e profesor Mahir Domit, dijetar i kompletuar, studiues i përkushtuar e i palodhur i gjuhës dhe i kulturës shqiptare, drejtues i rrallë kërkimesh e nismash shkencore, ndihmëtar i pakursyer deri në vetëmohim i studiuesve të rinj, i prirur gjithmonë drejt së mirës, i ditur dhe modest, kërkues ndaj vetes dhe të tjerëve, por i matur dhe i urtë e i zhveshur nga çdo ambicie e keqe njerëzore, sinonim i mirësisë, i modestisë, i dijes dhe i urtësisë. Prandaj, ai do të mbetet gjatë në kujtesën e brezave jo vetëm si gjuhëtar dhe filolog i shquar, por edhe si drejtues i palodhur e me vizion në fushën e studimeve gjuhësore e filologjike.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në çdo vlerësim prapavajtës të saj, ndien vetëvlerësim kur e identifikon veten me personalitete si Mahir Domi. Pjesë e nderimit të përhershëm të saj për këtë figurë emblematike të shkencës albanologjike është botimi i veprës së plotë të tij gjatë viteve të fundme.
Domi lindi në Elbasan. Studimet e mesme i nisi në Normalen e Elbasanit dhe i vazhdoi e përfundoi në Liceun Kombëtar (francez) të Korçës (1937). Ndoqi studimet e larta për filologji klasike dhe u diplomua në Universitetin e Grënoblës (Francë) më 1941. Po atë vit filloi punën si mësues e më pas si drejtor në Shkollën Normale të Elbasanit. Që nga viti 1947 ishte punonjës në Institutin e Shkencave, njëkohësisht pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik. Mori pjesë në hartimin e “Fjalorit të gjuhës shqipe” (1954). Me themelimin e Universitetit të Tiranës u caktua përgjegjës i katedrës së gjuhës shqipe (1957–1962) dhe i sektorit të gramatikës e dialektologjisë në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë (1957–1991). Ka dhënë lëndët Sintaksa e gjuhës shqipe, Morfologjia historike e shqipes dhe Historia e albanologjisë. Është një ndër anëtarët themelues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Presidiumit të saj.
Veprimtaria shkencore e Mahir Domit shtrihet në shumë fusha të shkencave filologjike: në gramatikë (sintaksë e morfologji), histori e gjuhës, histori e albanologjisë, dialektologji e onomastikë, gjuhësi normative dhe kulturë e gjuhës, kritikë shkencore, histori e letërsisë etj.
Mahir Domi drejtoi punën për ngritjen e kartotekës së gramatikës dhe për hartimin e veprës “Gramatika e gjuhës shqipe” (në dy vëllime); është kryeredaktor i saj, redaktor e bashkautor i vëll. II “Sintaksa”. Ka hartuar tekstet universitare “Morfologjia historike e shqipes” (1961) dhe “Sintaksa e gjuhës shqipe”, pjesa I (1968), pjesa II (1969). Ka shkruar dhe një varg artikujsh dhe studimesh sintaksore për çështje të përgjithshme të sintaksës së shqipes dhe të zhvillimit të strukturës së saj, si për njësitë sintaksore (fjalia, periudha, togfjalëshi, gjymtyrët e fjalisë, për llojet e raporteve sintaksore dhe mjetet e shprehjes së tyre, për sintaksën e tekstit, për gjymtyrët homogjene, fjalët e grupet e fjalëve gramatikisht të palidhura me gjymtyrët e fjalisë, gjymtyrët e veçuara, për fjalitë e pazbërthyeshme e fjalitë mungesore etj. Në fushën e historisë së gjuhës ka shkruar disa artikuj e referate për problemin e origjinës së gjuhës shqipe dhe për çështje të marrëdhënieve të gjuhës shqipe me gjuhë të Ballkanit, sidomos me rumanishten, si: “Prapashtesa ilire dhe shqipe, përkime dhe paralelizma” (1974), “Konsiderata mbi tiparet e përbashkëta të shqipes me gjuhët ballkanike dhe mbi studimin e tyre” (1975), “Mbi disa përkime dhe paralelizma sintaksore shqipe-rumune” (1977), “Probleme të historisë së formimit të gjuhës shqipe, arritje dhe detyra” (1982).
Mahir Domi ka dhënë kontribute të shumta për historinë e gjuhës së shkruar në përgjithësi, për fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe e tekstet e vjetra shqipe, për probleme të shqipes letrare gjatë Rilindjes, për gjuhën standarde, për kulturën e gjuhës. Ka qenë anëtar i komisioneve për hartimin e projekteve të drejtshkrimit (1956, 1967) dhe të veprave “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), “Fjalori drejtshkrimor” (1976), “Rregullat e pikësimit në gjuhën shqipe” (1981, 2002). Anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972). Ka marrë pjesë në komisionet hartuese të një vargu fjalorësh terminologjikë, ndër të cilët edhe “Fjalori i termave të gjuhësisë” (1975).
Organizoi dhe drejtoi përshkrimin e studimin tërësor të të folmeve të shqipes nëpërmjet skicash të thjeshta, monografish e studimesh përgjithësuese, për të arritur deri te “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”; themeloi dhe drejtoi përmbledhjen “Dialektologjia shqiptare”; ishte gjithashtu nismëtar i mbledhjes së lëndës onomastike dhe i themelimit të një kartoteke të veçantë, bashkautor i pyetësorit për mbledhjen e toponimisë dhe autor i disa artikujve nga kjo fushë.
Domi është autor i pjesës për letërsinë e vjetër shqiptare dhe letërsinë me alfabet arab në veprën “Historia e letërsisë shqipe”, vëll. I(1959), botim i UT, si dhe një ndër redaktorët e veprës “Historia e letërsisë shqiptare” (1983), botim i ASHSH. Si autor i një vargu recensionesh ka sjellë ndihmesë në zhvillimin e kritikës shkencore, duke i hapur rrugën hartimit të një historie të mendimit gjuhësor shqiptar. Me tekstet e sintaksës dhe të letërsisë së huaj Mahir Domi ka dhënë ndihmesë edhe për arsimin e përgjithshëm.
Ka marrë dy herë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët