LAJMI I FUNDIT:

Memorandum mirëkuptimi në mes të MKRS, KOK dhe FXHK

Memorandum mirëkuptimi në mes të MKRS, KOK dhe FXHK

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës. Ky memorandum është firmosur më qëllim të mbështetjes financiare për ciklin Olimpik 2013 - 2016 për sportisten kulminante Majlinda Kelmendi dhe trajnerin e saj, Driton Kuka.

Ministri Memli Krasniqi është shprehur shumë i lumtur me nënshkrimin e këtij memorandumi që, sipas tij, është një nga lajmet më të mira dhe një nga momentet më të rëndësishme për sportin kosovar.

“Sa herë që jemi mbledhur bashkërisht këtu në Ministrinë e Kulturës dhe kudo qoftë, dhe sa herë që kam qenë unë bashkë me Majlindën dhe Dritonin, ku kanë qenë raste të shumta, çdo herë jemi mbledhur për lajme të mira. Me vjen mirë se në vazhdën e gjithë këtyre takimeve edhe ky takim i sotëm është padyshim një lajm i mirë dhe po ashtu është një moment tepër i rëndësishëm për sportin kosovar”.

“Majlinda Kelmendi na ka bërë të gjithëve që të ndihemi krenarë për shumë vite dhe padyshim se ajo do të vazhdojë që të na bëjë krenarë të gjithëve edhe në të ardhmen, në mënyrë të veçantë në të gjitha rastet kur ajo e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës, kur ajo e ka përfaqësuar sportin kosovar, vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nuk ka dyshim se ajo do të vazhdojë ta bëjë këtë për gjatë gjithëve viteve të ardhshme”, citon Kosovapress fjalët e Krasniqit, i cili ka shtuar se do të punohet gjatë gjithë ciklit olimpik “Rio 2016”, në mënyrë që Majlinda të jetë sa më e përgatitur për Olimpiadën e ardhshme.


Ndërkohë, krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, është shprehur shumë e lumtur që më në fund shteti përkujdesët për sportistët. Ajo tha se nuk ka qenë e lehtë puna për të ardhur deri këtu. Majlinda pohoi se ndihet e lumtur që ka refuzuar ofertat nga shtetet tjera, e që tani përfaqëson Kosovën.

Gjithsesi i ngazëllyer me nënshkrimin e memorandumit, është shprehur edhe trajneri i Majlindës, Driton Kuka. Sipas Kukës, kjo është dita me e lumtur në jetën e tij. Ai është shprehur optimist se Majlinda do të vazhdojë me sukses edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare. Kuka tha se synim i tij dhe i Majlindës është medalja në Lojërat e Ardhshme Olimpike “Rio2016”. Ai ka shtuar se kjo ditë është e madhe edhe për sportistët tjerë të vendit tonë, sepse sipas tij, tashmë edhe zyrtarisht shteti përkujdesët për sportistët tanë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Yamalit nuk i intereson kundërshtari i radhës i Barcelonës: E mposhtim këdo që kemi përballë

Yamalit nuk i intereson kundërshtari i radhës i Barcelonës: E mposhtim këdo që kemi përballë

La Liga
E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani

E zbuloi vetë Yamal: Ylli i Barcelonës befason me kundërshtarin më të vështirë që ka pasur deri më tani

Përfaqësueset
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori