LAJMI I FUNDIT:

Mëlmesa kundër kancerit

Mëlmesa kundër kancerit

Shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit kanë sjellë disa të reja shumë atraktive, mëlmesa nga kurkumini dhe ekstrakti nga speci i zi ulin numrin e qelizave kanceroze në stadet e hershme, pa ndikuar në qelizat e shëndosha.

Për kurkumin që më herët është vërtetuar efekti pozitiv në sistemin kardiovaskular, si dhe veprimi parandalues te demenca dhe diabeti.

Hulumtimi është bërë në qelizat amë të karcinomës së gjirit, ndërsa janë aplikuar doza të ekstraktit të përmendur, 20 herë më të larta se që është e mundur të sigurohet me anë të ushqimit të rregullt.

Andaj në parandalimin e karcinomës së gjirit këshillohet të merren tableta shtesë me sasi të përqendruar të kurkumit dhe ekstraktit të specit të zi, ashtu që të parandalohet zhvillimi i indit tumoral te femrat e predisponuara për karcinomë të gjirit.


Për dallim nga produktet farmaceutike (barërat si tamoksifeni dhe raloksifeni), mëlmesa nuk janë toksike për indin e shëndoshë, dhe as nuk kanë efekte anësore./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori