LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë, Dornan nuk i bindet gruas – do të luajë në vazhdimet e “50 Shades of Grey”

Megjithatë, Dornan nuk i bindet gruas – do të luajë në vazhdimet e “50 Shades of Grey”

Jamie Dornan është penduar për vendimin e tij që të braktisë rolin në “Fifty Shades of Grey” dhe tash ka konfirmuar se do të realizojë dy pjesët e mbetura të filmit.

Aktori irlandez pritej të përsëriste rolin e tij në vazhdimet “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”, por mediat britanike kanë raportuar të martën se aktori ka dhënë dorëheqje nga roli shkaku i pakënaqësive të gruas së tij lidhur me skenat seksuale.

Revista australiane NW ka raportuar se gruaja e tij, Amelia Warner, nuk është rehat për burrin e saj shkaku i skenave seksuale, të cilat ai i realizoi me aktoren Dakota Johnson. Këtë e kishte pohuar edhe vet aktori, transmeton Koha.net.


“Amelia nuk e ka parë filmin dhe nuk mendoj se do ta shikojë ndonjëherë. E kuptoj edhe nëse nuk e shikon”, ka thënë ai.

Megjithatë, sot (e mërkurë) është konfirmuar se Dornan do të përsërisë rolin e tij si Christian Grey në filmat e ardhshëm.

“Jamie është i lumtur që filmi po thyen rekordet e arkave filmike anembanë botës dhe derisa studioja filmike ende nuk ka konfirmuar ndonjë vazhdim të filmit, ai mezi po pret që të realizojë filmin e radhës”, ka thënë përfaqësuesi i aktorit. /Telegrafi/