LAJMI I FUNDIT:

Mediumet ndërkombëtare shkruajnë për suksesin historik të Kiana Kryeziut

Mediumet ndërkombëtare shkruajnë për suksesin historik të Kiana Kryeziut
Foto: AP/Visar Kryeziu

Kualifikimi historik i Kiana Kryeziut në Lojërat Olimpike ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Gjiganti mediatik, The Washington Post i ka kushtuar një artikull skitares tonë, duke treguar rëndësinë që ka kualifikimi për Kosovën dhe natyrisht për karrierën e saj edhe pse intervista është e realizuar për Associated Press – një tjetër medium i madh.

Më poshtë mund ta lexoni artikullin e mediumit amerikan, kushtuar Kianës:


Historike, skitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore ‘Beijing 2022’
Lexo po ashtu Historike, skitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore ‘Beijing 2022’

Gara në sllallomin gjigant në Lojërat Olimpike të Pekinit do të jetë një hap gjigant për 17-vjeçaren Kiana Kryeziu dhe vendin e saj, Kosovën.

Kryeziu është sportistja e parë nga Kosova në Lojërat Dimërore pasi ka përmbushur standardin kualifikues gjatë garave të zhvilluara në Itali.

“Me të vërtetë nuk e prisja që do të ndodhte kaq herët”, tha Kryeziu për Associated Press. “Ishte një nga synimet e mia më të mëdha. Ishte një nga ëndrrat e mia dhe tani gjithçka po bëhet realitet”.

Jo se ka qenë e lehtë, deklaroi ajo, me shumë stërvitje të vështira, si dhe gjetjen e parave për një sport të shtrenjtë.

Kryeziu mbështetjen e saj kryesore financiare e ka pasur nga sponsorët, por është mirënjohëse edhe për ndihmën e federatës së skijimit të Kosovës, Komitetit Olimpik dhe ministrisë së sportit.

Po aq e rëndësishme, “vetëm një telefonatë larg” ishte mbështetja e babait dhe trajnerit të saj.

Kiana Kryeziu, skitarja e parë nga Kosova që ngjitet në podium në një garë ndërkombëtare
Lexo po ashtu Kiana Kryeziu, skitarja e parë nga Kosova që ngjitet në podium në një garë ndërkombëtare

“Pjesëmarrja e saj në Olimpiadë është arritja më e madhe dhe, kushedi, çdo rezultat i mirë (është i mundur)”, potencoi trajneri i saj, Agim Pupovci.

Visar Kryeziu, babai i Kryeziut, deklaroi se arritja e saj në realizimin e Lojërave Olimpike “na tronditi ne, si dhe gjithë kombin”.

Kryeziu ka filluar të garojë si skiator rreth moshës 10 apo 11 vjeçare.

“Dhe pastaj bie në dashuri me të”, bëri të ditur Kryeziu, duke e quajtur atë “pasion dhe lumturi” që atëherë.

Babai i saj, i cili është një fotograf me Associated Press, e pa potencialin.

“E pashë që nëse investoja 10 për qind të kohës për të, kthimi ishte 110%”, shtoi më tej Visar Kryeziu. “Sekreti pas tij është shumë punë, shumë përkushtim, pasioni për sportin dhe përkushtimi”.

Të gjitha lajmet nga Kiana Kryeziu
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kiana Kryeziu

Stërvitjet e saj mbaruan buxhetin e familjes, por mbështetja financiare nga sponsorët e lejoi atë të stërvitej në Austri dhe Itali vitin e kaluar.

Ambicia e Kryeziut është që në Pekin të përfundojë jo më shumë se 10 sekonda prapa fituesit. Lojërat Olimpike fillojnë më 4 shkurt.

Adoleshentja tha se qau kur Majlinda Kelmendi (Rio de Zhaneiro 2016) dhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi (Tokio 2020) fituan medaljet e arta olimpike në xhudo për Kosovën.

Kosova u bë anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014.

Pas konfliktit të viteve 1998-99 që vrau rreth 13,000 njerëz dhe përfundoi pasi NATO bombardoi Serbinë për të ndaluar goditjen e saj ndaj shqiptarëve etnikë separatistë, Kosova fillimisht u qeveris nga Kombet e Bashkuara dhe në vitin 2008 shpalli pavarësinë. Nuk njihet nga Serbia.

Kryeziu është në vitin e fundit të shkollës së mesme.

“Të bësh zhonglim me shkollën, sportin, jetën familjare dhe shoqërore është shumë e vështirë”, shton më tej ajo, por “duket se kam arritur të gjej ekuilibrin e përsosur”, përfundon intervista e saj për AP. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori