LAJMI I FUNDIT:

Mediet në Beograd: Trump, shuplakë Serbisë, e uron Thaçin për Pavarësi

Mediet në Beograd: Trump, shuplakë Serbisë, e uron Thaçin për Pavarësi

Mediet në Beograd shkruajnë sot që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë një shuplakë të rëndë Serbisë me faktin që i ka dërguar sot Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, letër urimi me rastin e shpalljes së, siç thonë këto medie, së njëanshme të pavarësisë.

Siç thuhet në deklaratën e publikuar sot në uebfaqen e presidentit kosovar, shkruajnë mediet serbe, Trump ka theksuar se partneriteti mes SHBA-së dhe Kosovës mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta.

“E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike e demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare”, të përditshmet beogradase citojnë presidentin Trump.


Trump ka shtuar se e mirëpret vazhdimisht e bashkëpunimit të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në rritjen e zhvillimit demokratik e ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Lajme
Kalo në kategori