Në lidhje me informacionet, që janë duke u lansuar kohëve të fundit, do të ishte me rëndësi t’i kushtojmë kujdes një formë të veçantë e delikate të transportimit dhe modifikimit të këtij lloji të "informacioneve". Kështu do kuptohet se çfarë vendimesh të rëndësishme në shoqërinë tonë janë të varura nga ky lloj komunikimi. Është fjala për thashethemet dhe gjepurat, "mediumin masiv" më të vjetrin në botë dhe më të lakmuarin në shqiptari!
Thashethemet në sockulturën tonë arritën të mbijetojnë. Përse? Vetëm pse është mjeti me i lirë dhe nuk kushton hiçgjë? Ka raste kur “gjepurat janë të argumentuara”, shkruan Jean Noul Kapel. Atributet që i përkasin këtij grupi “lajmesh" janë: “i pakontrolluar, i pagarantuar, shpesh i deformuar, i shëmtuar dhe i falsifikuar". Sidoqoftë, qëllimi i gjepurave është të bëjë sa më tërheqëse shpërndarjen e saj, të dezorientoj masat dhe të instalojë pasiguri në rrethe të caktuara politike, ekonomike, nacionale, etj.
Thashethemet fabrikohen e sofistikohen në laboratore të specializuara dhe kanë për qëllim të arrijnë influencë në opinionin publik: në ato mediale, politike, ekonomike e deri të ato kulturore.
Ushqehen gjepurat vetëm me gojë?
Sidoqoftë, mund të konstatohet se thashethemet përmbajnë e prezantojnë pikësëpari një "informacion", i cili, gjithsesi, ka një lidhshmëri të afërt me ndodhinë e së kaluarës dhe, i cili, do të besohet në një përqindje në opinion. Thashethemet e mediave shqiptare mbi një personalitet të njohur, tejkalojnë fjalët, sepse kjo zgjon kërshëri dhe "aha efekt" më të bujshëm se sa një qytetar "i thjeshtë", fati i tij politik është i një interesi më të gjerë!
Zakonisht kemi të bëjmë me fatin personal të VIP-it si jeta intime e tij, aktivitetet, mënyra e të shprehurit, të veshurit dhe, veçanërisht, veçoritë psiko-fizike të tij. "Thashethemet" për prerje në besë të luftëtarëve të lirisë, "tradhtinë e politikanit", "përvetësimin e buxhetit shtetëror", "burgosjet partiake e politike" dhe të ngjashme, janë duke zhvilluar efektin e vet të gjatë negativ në opinionin publik shqiptar.
Krizat në shoqëri nxisin kërkesat për informacion dhe në këto grupe të shoqërisë, siç jemi ne shqiptarët, thashethemet shpejt lindin e tejfryhen, shpërndahen si në rrafshin horizontal dhe atë vertikal, këto "marrin dhenë" lehtazi.
Shkencëtarët shpërndarjen dhe ndikimin e thashethemeve e konsiderojnë si epidemi. Ato janë aq të errëta, të pashëndosha e dinake saqë shpërndahen shumë ngadalë dhe rrezikshëm, ato janë fuqishëm të "ngjyrosura" dhe mund të orientojnë në tronditje të opinionit publik me pasoja të paparashikuara… Rast konkret kemi terrorizmin sllav në Kumanovë dhe ndikimi vdekjeprurës e dezorientues i thashethemeve dhe fjalëve në organizimin, orientimin dhe drejtimin e popullit tek zgjidhja e problemit.
Thasheteëmet dhe fjalët grimëzuan energjinë e madhe morale, politike e ekonomike të popullit shqiptarë e të diasporës shqiptare po ashtu.
Edhe tani është duke vazhduar ky avaz, edhe sot instrumentalizohet populli "barkbosh", edhe sot e fusin në grykë të topit… e kapot partiake e mediale qëndrojnë anash, fërkojnë duart dhe presin kolltuqe, presin lek dhe “çmime nga ambasadat”…! Lakmia e mediumeve për zbukurime dhe konsumim lejon fabrikantët që me çdo çmim të përvetësojë të renë, ekskluziven, dhe sensacionalen. Këto media lejojnë të drejtohen dhe shërbehen me fjalë, apo si themi ne "informata çajtoresh"… Ka disa teori që shpërndarjen e thashethemeve dhe fjalëve i trajtojnë si teori kaotike: këto bëjnë hope, ecuria dhe zhvillimi i tyre nuk mund të parashikohet.
Pasqyrë e kristaltë do të ishte për ne shqiptarët në përgjithësi raporti e ambienti i ndotur e armiqësor, medial, politik e ndërnjerëzor, ku jo pak fjalët dhe thashethemet – të përtypura me shije nga grupacione të caktuara mediale e partiake – kanë kontribuar e ndihmuar për këtë ambient. Impotenca e mosvënies nën kontroll të kësaj të keqeje, të lindur nga "Kutia e Pandorës" bën që thashethemet të jenë interesante dhe plotë kuriozitet për opinionin publik dhe mjaft strategjik për qarqe të caktuara politike.
Opinioni ynë publik është më se i “djegur”; është i stërlodhur. Gazetarë të mirë, ju lutem, mos lejoni që “gazetarët e ambasadave” dhe “tuxharët” të minojnë mendjen, trurin dhe qenien shqiptare në përgjithësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës