LAJMI I FUNDIT:

Më mirë të vdes sesa të luaj një rol nënçmues

Më mirë të vdes sesa të luaj një rol nënçmues

Cara Delevingne ka thënë se nuk ka pranuar të luante role të femrave seksi, pasi mendon se femrat nuk duhet t’i luajnë ato role.

22-vjeçarja kishte tentuar të bëhej aktore sa ishte adoleshente, por asokohe dështoi. Megjithatë, pas suksesit si modele, ajo ka arritur të rikthehet në botën e aktrimit.

“Herën e parë që isha në një javë mode, mendoja: ‘Po, mund të largohem nga aktrimi sepse jam e dërrmuar’. Por, sapo u bëra modele, më ofroheshin role të biondinave torollake që vritej menjëherë, ose të të dashurave seksi”.


“Më parë do të vdisja sesa t’i luaja ato role. Isha afër largimit nga aktrimi, doja të merrja një pushim”, ka thënë Delevingne për Time Out, transmeton koha.net.

“Kur unë fitova një provë për një rol serioz, qava sepse isha shumë e lumtur. Jo film, por vetëm provë”.

“Në çdo film që kam marrë pjesë kam shikuar mirë tekstin dhe e kam vëzhguar nga pikëvështrime të ndryshme. Zakonisht janë meshkujt drejtues, regjisorë meshkuj. Flas me veten: ‘Vajzat s’e bëjnë këtë’, ose: ‘Kjo nuk është diçka që do ta bënte një vajzë në këtë situatë’”, ka shtuar ajo.

Delevingne ka luajtur në filmat, si “Anna Karenina” dhe “The Face of an Angel”.