LAJMI I FUNDIT:

Me kafe dhe me perime kundër kancerit

Me kafe dhe me perime kundër kancerit

Brokoli, lakra dhe lulelakra, falë vetive antikancerogjene të diindolylmetanit (DIM), kimikat ky që sintetizon një nga përbërësit e këtyre llojeve të perimeve - janë aleatët më të mëdhenj të sistemit tonë imunologjik.

Hulumtimet e bëra tek shtazët kanë treguar se DIM-i mund të pengojë rritjen e disa qelizave të kancerit.

Një filxhan kafe e pirë gjatë ushtrimeve trupore mund të nxisë vetëshkatërrimin e qelizave parakancerogjene të dëmtuara nga rrezet UV, vërtetojnë shkencëtarët amerikanë.

Në fakt, qelizat e dëmtuara me ONA, janë të programuara për vetëshkatërrim, gjë që nuk ndodh gjithherë, kështu që ato mund të bëhen kanceroze. Me kombinimin e kafesë me ushtrimin trupor, procesi i vetëshkatërrimit të tyre rritet për 95 për qind. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori