Njerëzit e rëndomtë janë ata që më 1999 e ngritën botën në këmbë. Janë vuajtjet dhe humbjet e tyre që i ngritën aeroplanët në ajër, që i bënë për vete popujt e liderët e Perëndimit. Këta, që përmes fushave të minuara u kthyen në vatrat e tyre të rrënuara në ditët e para të çlirimit, i dëshmuan botës se kjo është toka jonë. Dhe, janë pikërisht këta, ata që liria i shpërblen më së paku.
Fatet e këtyre njerëzve të rëndomtë, që kujtohen rrallë dhe ndoshta vetëm për interes (votë), janë personazhet e krijimtarisë dokumentare të regjisorit të mirënjohur shqiptar, Orhan Kerkezi. Këta nuk janë aktorë, por personazhe reale, që vetëm respekti i sinqertë për ta mund t’ua lehtësojë dhembjet.
Të tillët pasqyrohen edhe në dokumentarin e fundit të tij, “Toka e grave”.
* * *
Më 26 mars 1999, fshati Krushë e Madhe ka mbetur gati pa burra. 226 prej tyre janë vrarë dhe masakruar nga forcat paramilitare serbe. Gratë mbetën të vetmuara, fëmijët jetimë.
Fati i këtij fshati, dhe i shumë fshatrave tjera, anekënd Kosovës, na bënë të mendohemi e të reflektojmë më ndryshe për ne, për këtë Kosovë. Si u bë që një popull, nga i shkeluri shpejtë të cilësohet si shkelës? Me varreza masive e me të zhdukur në çdo cep, të pllakoset në liri nga faqja e zezë? Çka është sot heroizmi e çka patriotizmi? A ka vërtet Kosova heronj të gjallë me një numër kaq të madh të masakrave, të viktimave, të të vuajturve? Apo, këtë heroizëm duhet të fillojmë ta ndërtojmë nga sot, me një luftë ndryshe, me mendime ndryshe e mënyrë jetese të njerëzve tjerë që pakkush i njeh?
* * *
Të gjithë i kujtojmë lotët e ushtarit të UÇK-së, Xhafer Kadiri, gjatë varrimit të komandantëve të tij në qershor të vitit 1998. Imazhi i tij ishte në ballinën e javores franceze “Courrier International”. Lotët ia panë edhe gjeneratat më të reja, meqë fotoja e tij përhapej në mënyrë virale në rrjetet sociale.
Kadiri ende vajton, por këtë herë në shpirt, nga zhgënjimi. Përballet me vështirësi të mëdha për mbijetesë. Mezi mban familjen nga blegtoria. Këtë jetë, në liri, nuk e ka pritur.
“Nuk kam dashur të bëhem milioner, por që të rinjtë me jetu më mirë se ne”, i ka thënë ai para dy viteve Klan Kosovës.
Ky është heroi i vërtet i gjallë i Kosovës. E, si ai ka plot, por janë të heshtur nga harresa që u bëhet. Të tilla janë edhe gratë e Krushës së Madhe.
Këta janë shkaktarët kryesorë të ndërrimit të kahut të historisë, por nuk i përvetësuan meritat, e aq më pak të mirat materiale. Këta nuk ngarendën pas posteve, pas pushtetit, pas pasurisë. Ndaj, për këta duhet të mendojmë, për dashurinë e tyre të sinqertë ndaj Atdheut. Sepse, patriotizmi për ta nuk është vetëm fjalë.
Të kujtohen këta njerëz, sinqerisht, është shërimi më i mirë për shpirtin e tyre të thyer.
* * *
Fahrije Hoti, kryepersonazhi i dokumentarit “Toka e grave”, është simbol i vuajtjeve të popullit, është model i ndërtimit të një Kosove më të mirë. Ajo për fëmijët e saj mbeti nënë e baba. Apo, siç e tha një e huaj që ka parë premierën e dokumentarit: “Është pasqyrë e gjinisë së tretë”! Nuk është fjala këtu për gjini biologjike, por sociale. Sepse, ajo duhet ta shpërfaq dashurinë e nënës, por edhe forcën e babait; të bëhet preh e shpirtit, por edhe shtyllë e mbrojtjes.
Dokumentari flet për guximin, për ndershmërinë e mbi të gjitha për punën. Në një vend të pllakosur nga vdekja, pasqyrohet më së miri dashuria për jetë. Por, dhembja është aty diku, në çdo hap që bën Fahrije Hoti. Kujtimet atë e ndjekin si një mallkim.
“Nuk kam dëshira dhe jam krejt e pandjeshme ndaj natyrës dhe ndaj rrethit. Sikur kjo vetmi të kishte pasur shërim…”, thotë ajo, teksa mban në dorë fotografinë familjare, me burrin dhe fëmijët. “Imagjinata ime nuk më nxjerrë tjetër figurë përpara… veç të tijën… Dhe, kaloj disa orë kështu, disi e lumtur… Gjersa të shkulem prej tij përsëri. Dhe, prapë i përkushtohem tokës. Kështu e ushqej shpirtin tim me pamjen e fytyrës së tij… Çdo herë që hapi sytë e pyes qiellin: Athua a mundemi përsëri të takohemi dhe athua do ta njohim njëri-tjetrin”?
Sipas besimit monoteist, qoftë i krishterë apo islam, Zoti e krijoi një gjysmë tek mashkulli dhe një gjysmë tek femra. Vetëm të bashkuar ata bëhen një. Një tërësi.
Por, Fahrija nuk është e tërë, siç nuk janë shumë gra të Krushës e shumë të tjera anekënd Kosovës. Burri i saj, Bashkimi, është pjesë e statistikave të të pagjeturve. Gjysma e saj është e humbur. Ajo gjysmë jeton në kujtime, siç jeton në ëndrra gjysma tjetër e secilit që ishte i bindur për një jetë më ndryshe në liri.
* * *
Fahrija nuk flet për vuajtjet nëpër të cilat ka kaluar. As nuk ankohet, as nuk kërkon lëmoshë. Lotët e saj janë aty, në shpirtin e saj. Por, hesht. Sepse heronjtë e vërtet janë të heshtur – si të gjallët, si të vdekurit. Një gjë të gjithë ata i bashkon: e deshën pa sherr këtë tokë e këtë popull. Si Fahrija, si Kadiri, si shumë e shumë të tjerë, që i njohim e nuk i njohim, që janë e nuk janë më…
“Na mbeti toka, që na dhuroi Qielli dhe Zoti. Nuk e dija se sa ka vlerë ajo… Punojmë pa zë dhe pa e vërejtur njëra-tjetrën. Sytë tanë janë të ngulur në tokë. Sikur kjo tokë të bën magji… Punojmë, punojmë, ngase edhe dhimbjen e përballojmë më lehtë”, thotë Fahrije Hoti.
Këto fjalë që janë pasqyrë e veprave të saj, flasin për dashurinë e sinqertë për Kosovën, për punën, për sakrificën, për ndershmërinë. Ajo e di se sa ka vlerë kjo tokë. Ajo nuk është e uzurpuar, as nuk mund të bëhet pjesë e pazareve të pista. Atë do ta trashëgojnë brezat e ardhshëm, bashkë me dashurinë për të dhe bindjen se kjo tokë ka histori, se në këtë tokë është derdhur gjaku, dhe se – siç ka shkruar poeti i madh Ali Podrimja – “Kosova është gjaku im që nuk falet”.
* * *
Në Perëndim, tek “miqtë tanë ndërkombëtarë”, Kosova përmendet për lajme të këqija. Për fajin tonë. Askush nuk na ka inat, pos ne vetes tonë. Heronjtë e vërtetë – të gjallë e të vdekur – janë nëpërkëmbur, e bashkë me ata edhe idealet e ndershmëria. Gjithçka është bërë biznes i ndytë, asgjë më nuk ka vlerë. Është barazuar i ndershmi me të pandershmin, patrioti me tradhtarin, punëtori me dembelin, i mençuri me budallain… Vetëm i dobëti nuk është i barabartë me të fortin. I dobëti shkelet, si dikur, si sot. Mëshirë nuk ka, dhembje nuk ka.
I shkelur është Kadiri, e shkelur është Fahrija… fëmijët e tyre dhe të tjerëve… Me këta njerëz ne duhet të flasim më shumë. T’i vëmë në plan të parë, si pasqyrë e vlerave të mirëfillta. T’i kujtojmë e të mësojmë nga ta se ç’është dashuria, ç’është patriotizmi… Sepse, sikur ndaj këtyre njerëzve të kishim empati, Kosova do të ishte më ndryshe, shumë më e mirë se sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje