LAJMI I FUNDIT:

Me anë të Facebook-ut ia shpëton jetën

Me anë të Facebook-ut ia shpëton jetën

Një tinejxher britanik, i cili ka provuar të helmohet me barna është shpëtuar nga një vajzë me të cilën kishte folur në Facebook, e cila ka alarmuar policinë kur ai i kishte treguar se çfarë planifikonte të bëjë.

Gjashtëmbëdhjetëvjeçari nga Oxfordshire, kishte komunikuar një kohë të gjatë me një vajzë nga Marylandi (SHBA), ndërsa një ditë ia kishte dërguar vetëm një mesazh ku shkruante se planifikon të bëjë vetëvrasje.

Vajza në fillim ia kishte treguar këtë nënës së saj, e cila e ka thirrur policinë dhe ka kërkuar ndihmë me anë të Ambasadës britanike në Amerikë, për faktin se vajza nuk kishte pasur të dhëna se ku jetonte pikërisht miku i saj.

Me intervenimin e shpejtë të strukturave përkatëse, është informuar policia britanike, e cila në bazë të të dhënave ka kërkuar vendndodhjen e djaloshit.


Pasi kishin kaluar tri adresa, në të katërtën policia e ka gjetur djaloshin të mbidozuar me barna, por fatmirësisht ai ende kishte qenë i vetëdijshëm. Gjashtëmbëdhjetëvjeçari është dërguar menjëherë në spitalin lokal dhe është shëruar plotësisht.

Në trend Fun

Më shumë
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Njeriu-qen tmerroi australianët

Njeriu-qen tmerroi australianët

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Interesante
Duke dashur të bëjë “selfie” ra në bunar (Video)

Duke dashur të bëjë “selfie” ra në bunar (Video)

Kalo në kategori