LAJMI I FUNDIT:

Më 7 shtator, Kosova kundër Omanit

Më 7 shtator, Kosova kundër Omanit

Kosova nuk do të pushojë as në datat e lira të shtatorit. Federata e Futbollit e Kosovës ka siguruar kundërshtarin e radhës. Gazeta Arena përmes burimeve të saj zbulon se Përfaqësuesja e drejtuar nga Albert Bunjaku do të sfidojë Omanin. Ndeshja do të luhet në vendin tonë, dhe sipas të gjitha gjasave në Mitrovicë, pasi stadiumi i Prishtinës ende nuk i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare.

“Ne do të luajmë me Omanin më 7 shtator. Kjo është e kryer. Marrëveshja është arritur dhe dilema e vetme mbetet nëse do të luajmë në Prishtinë apo Mitrovicë. Për këtë ende nuk është vendosur”, deklaroi një zyrtar i FFK-së për Arenën. Omani ndodhet në kontinentin e Azisë, kurse në renditjen e fundit të FIFA-s, pozicionohen në vendin e 69-të.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku në rast të moszhvillimit të ndonjë miqësoreje në shtator e kishte edhe planin B, i cili ishte mbajtja e një kampi. Mirëpo, ai edhe pse nuk zbulon asgjë, thotë se po mendon për planin A. “Unë jam në përgatitje për lojë. Plani B është nëse nuk ka lojë. Unë përgatitem që të ketë lojë dhe për diçka tjetër nuk guxojë të mendojë”, tha Bunjaku të premten. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori