LAJMI I FUNDIT:

McAllister: Serbia e Kosova duhet ta vazhdojnë dialogun  

McAllister: Serbia e Kosova duhet ta vazhdojnë dialogun  

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister ka thënë se është tejet e rëndësishme normalizimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe kjo sipas tij nënkupton vazhdimin e dialogut.

McAllister në një intervistë për “Deutsche Welle”-s, tha se fatkeqësisht nuk ka përparim në dialog për shkak të situatës politike në Prishtinë.

“Më i rëndësishmi është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, që do të thotë vazhdimi i dialogut mes të dy palëve. Për fat të keq aktualisht nuk ka përparim në dialog, për shkak të situatës së paqartë politike në Prishtinë. Dialogu siç formulohet nga BE, do të thotë që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, të munden të vazhdojnë rrugën evropiane, pa bllokimin nga njëri ose tjetrit në këtë proces”, tha ai.


Raportuesi për Serbinë në PE duke folur për procesin integrues të Serbisë në BE thatë gjitha kushtet ligjore, politike dhe ekonomike duhet të plotësohen për t’u bërë anëtar në BE. Është e nevojshme të mbyllen të 35 kapitujt që kanë ngelur të hapur – domethënë, në fund të gjitha kushtet për integrim janë njëlloj të rëndësishëm. Korniza e negociatave me Serbinë megjithatë duhet të përqendrohet në veçanti tek kapitujt 23 dhe 24 – për sundimin e ligjit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën në kapitullin 35. Kapitujt janë hapur më herët, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për zbatimin e vendimeve të nevojshme. Këto kapituj do të mbyllen në fund të bisedimeve”.

McAllister tha se është mirë që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq mori iniciativën për të filluar një dialog në Serbi për marrëdhëniet me Kosovën.

“Nga veprimtaria trevjeçare e raportuesit, e di që kjo është një temë shumë serioze në Serbi, me qëndrime shumë të ndryshme. Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës duhet patjetër të normalizohen. Ky është një dialog i moderuar nga Bashkimi Evropian. Ka disa përparime në këtë drejtim, por jo aq sa kemi shpresuar. Është e rëndësishme që veçanërisht të zbatohen ato pika për të cilat ka pasur marrëveshje”, tha ai.

David James McCalister është raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të BE-së./Deutche Welle/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori