LAJMI I FUNDIT:

Mbytet i riu nga Kosova në Ulqin

Mbytet i riu nga Kosova në Ulqin

Arton Kulaku, 29-vjeç, është mbytur të dielën në valët e Plazhit të Vogël në Ulqin.

Kulaku pak para tragjedisë ka dalë me shoqëri për tu larë në plazh. Menjëherë pasi është futur në ujë, valët e mëdha e kanë marrë ndërsa shpëtimtarët nuk ia kanë dalë ta nxjerrin atë me kohë nga deti.

Është ky rasti i tretë i mbytjeve në Ulqin që nga nisja e sezonit të sivjetmë. /Zëri/