LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e parë e qeverisë teknike: Sheqerinska, Carovska, Osmani dhe Duraku zëvendës të Spasovskit

Mbledhja e parë e qeverisë teknike: Sheqerinska, Carovska, Osmani dhe Duraku zëvendës të Spasovskit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e parë në përbërjen e re, me propozim të kryeministrit teknik, Oliver Spasovski, i cili kryesonte mbledhjen, caktoi zëvendëskryeministrat e qeverisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska është caktuar për zëvendëskryeministre e Qeverisë. Për zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike është caktuar Mila Carovska. Bujar Osmani është caktuar për zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane dhe ministri Sadulla Duraku është zgjedhur për zëvendëskryeministër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhjen e sotme u caktuan edhe ministrat pa resor në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ministri Robert Popovski është caktuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Edmond Ademi është ministër i Diasporës, Muzafer Bajram ministër i zbatimit të Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve, Zorica Apsotollska dhe Bardhyl Dauti janë ministra pas resor për investime të huaja, Evlin Hasan poashtu ministër për investime të huaja dhe Hisen Xhemaili ministër për përmirësimin e klimës investues të ndërmarrjeve vendore.


Për sekretar të Përgjithshëm është emëruar Dragi Raskovski, ndërsa zëvendësi i tij është Taki Hani. Me propozim të kryeministrit teknik, Oliver Spasovskit, në mbledhjen e sotme u emëruan edhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve qeveritare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori