LAJMI I FUNDIT:

Mbijeton bebja e lindur me vetëm 230 gramë (Foto)

Mbijeton bebja e lindur me vetëm 230 gramë (Foto)

Kur ka lindur Emilia Grabarczyk në një spital në Witten të Gjermanisë, e tërë këmba saj ishte sa gishti i një të rrituri, ndërsa nuk peshonte më shumë se një spec.

Mirëpo, pas nëntë muajsh kjo bebe – që konsiderohet si më e vogla në botë – i ka mahnitur mjekët duke bërë hapa gjigant në shëndetin e saj, transmeton Telegrafi.

Pasi lindi e gjatë vetëm 22 centimetra, ndërsa nuk peshonte më shumë se 230 gramë, askush nuk ka pritur që ajo të mbijetojë, e aq më pak që të rritet. Por, mjekët që po e trajtojnë të ashtuquajturën ‘luftëtarja e vogël’, po mahnitjen me arritjet e saj.


Pesha e saj tani është 3.2 kilogramë, që mund të krahasohet me një fëmijë të porsalindur, ndërsa ka shpresa të mëdha se mund të ketë një gjendje normale pas një kohe të shkurtër.

Deri më tani, fëmija që është konsideruar si e lindura më e vogël, është Rumaisa Rahman nga Çikago e Shteteve të Bashkuara. Ajo kishte lindur me 243 gramë, por ia ka dalë të shpëtojë me shumë vështirësi. /Telegrafi/

Mbijeton bebja e lindur me vetëm 230 gramë foto 2