LAJMI I FUNDIT:

I mbijetoi kancerit, por u vetëvra pasi e tallnin në shkollë (Foto)

I mbijetoi kancerit, por u vetëvra pasi e tallnin në shkollë (Foto)

Talljet e vazhdueshme në shkollë duket se ishin më shumë se mund të mbante një vajzë 11-vjeçare me buzëqeshje ‘të shtrembër.

Kur ishte 3 vjeçe, Bethany Thompson u diagnostikua me tumor në tru dhe iu desh të kalonte beteja të tëra me trajtime e ndërhyrje kirurgjikale.

Ajo mundi të çlirohej nga kanceri në vitin 2008, por ndërhyrjet e shumta kishin shkaktuar dëmtim të nervave, çka kishte ndryshuar buzëqeshjen e Bethany.


Kjo bëri që të mos i shpëtonte bulizmit në shkollë, ku e tallnin vazhdimisht për shkak të mimikës së deformuar, shprehet nëna e Bethany, Wendy Feucht.

2

Freucht tha se pas një tjetër dite të vështirë në shkollë, Bethany i kishte rrëfyer shoqes së saj të ngushtë se nuk mund të duronte më dhe se do të vrite veten.

Dhe kështu bëri pasditen e 19 tetorit. Babai i shoqes së saj telefonoi nënën e Bethany, por ishte tepër vonë.

Bethany kishte mundur të gjente një armë që mbanin në shtëpi dhe të qëllonte veten vetëm një herë, transmeton gsh.

Prindërit e vajzës janë të bindur se ishin talljet e vazhdueshme në shkollë ato që e çuan në këtë vendim fatal 11-vjeçaren.