Platforma online që trajton kuriozitete të fushave të ndryshme, “Curiosone”, ka gërmuar e botuar një listë të disa prej mbiemrave më të përhapur në çdo vend europian.
Normalisht, nuk janë përmendur të gjithë, por vetëm ata të cilët janë më interesantë, ose të paktën më afër kulturalisht.
Në këtë mënyrë, mund të zbuloni se cilët janë mbiemrat më të përhapur në Gjermani, Spanjë, Francë, Angli, Itali etj.
9. “Papadopoulos”, Greqi
Le ta fillojmë nga Greqia. Mbiemri më i përhapur në këtë vend është Papadopoulos (Papadhopulos), që për shumëkënd në kontinent mund të duket një fjalë vështirë e shqiptueshme, por i cili është i ngjashëm me shumë prej mbiemrave të përhapur në Greqi. Mes personazheve të famshëm të cilët mbajnë këtë mbiemër është një futbollist grek, padyshim, i cili luan për kombëtaren. Pra, për të pasionuarit e futbollit, nuk është një emër i ri.
8. “Almeida”, Portugali
Një mbiemër tjetër i përhapur në Europë, pikërisht në Portugali, është Almeida. Si në rastin e Greqisë, ka shumë mundësi të jetë një mbiemër që pjesa më e madhe e jona nuk e ka dëgjuar kurrë, por futbolldashësit e njohin: Almeida është në fakt një futbollist i njohur, i cili luan në kombëtaren vendase dhe është shumë i përhapur në Portugali.
7. “Smirnov”, Rusi
Një mbiemër tipik rus, i ngjashëm me shumë të tjerë të cilët jemi mësuar t’i dëgjojnë, Smirnov, është më i përhapur në Rusi. Edhe në këtë rast, ai nuk njihet nga anët tona, por këtë mbiemër e mban një matematikan i famshëm, librat e të cilit shiten gjithandej, sidomos në ambiente universitare. Imagjinoni se, nëse shkoni në Rusi kjo do të jetë një nga fjalët që do të dëgjoni apo shihni më shpesh. Këtë emër (d.m.th mbiemër) e mban edhe një markë e pijes më të famshme ruse, vodkës.
6. Rossi, Itali
Ndërsa në Itali mbiemri më i zakonshëm është Rossi. Madje këto vitet e fundit, sipas statistikave të referuara, ky mbiemër po përhapet gjithnjë e më shumë.
5. Murphy, Irlandë
Është e kotë të thuhet, pasi ky mbiemër është shumë i njohur për shkak të një aktori të madh, pavarësisht se nuk ka origjinë irlandeze. Megjithatë, për shkak të emigracionit në botë, është më se e mundur që një mbiemër i tillë të jetë përhapur kudo nga pak, por mbetet gjithsesi më i përhapuri në Irlandën e Jugut. Po, sepse statistikat nuk janë bërë duke marrë për bazë Irlandën si ishull, por si shtete të ndara: për këtë arsye, nëse Murphy është mbiemri më i përhapur në Jug, ai më i përhapur në veri është Wilson, më shumë se i njohur si mbiemër.
4. García, Spanjë
Këtë edhe mund ta prisnit: kush ka pasur rastin të shohë filma ose seriale spanjollë, apo edhe të takojë banorë të këtij vendi, me siguri e njeh dikë që mban mbiemrin García. Për më tepër, nëse ndiqni futbollin.
3. Martin, Francë
Në fakt tingëllon paksa mbiemër amerikan, por ja që në Francë është më i përhapuri. Futbolli edhe në këtë rast është faktori për t’iu referuar njohjes së tij.
2. Müller, Gjermani
Mbiemri më i përhapur në vendin e Merkelit është Müller ( Myler). Publiku i gjerë e njeh nëpërmjet një agjencie të madhe, ndërkohë që zakonisht të pasionuarit pas futbollit, e dinë se një futbollist i kombëtares gjermane mban pikërisht këtë mbiemër.
1. Smith, Angli
E kush është ai/ajo që nuk e ka parë serialin e famshëm anglez “Mr. and Mrs. Smith”? Mbiemri në fjalë është tipik anglez, apo ndryshe më i përhapuri në këtë vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Pasi që u kthye nga pushimi, gjeti në pantallona një shumëkëmbësh fatal!

Mbërrin në dasmë i mbyllur në arkivol

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës