Mbi gurin dhe dorën që e hedh atë
Shëti mbi katër situata dhe deklarata të javës së fundit që flasin për njërën gjë, por nënkuptojnë krejtësisht një tjetër
BORKO STEFANOVIQ U ZBULUA. Ai në njërën nga deklaratat e tij gjatë hyrjeve të shumta ilegale në territorin e Kosovës, bëri përpjekje që ta distancojë qeverinë e Beogradit nga ngjarjet që po ndodhin me bllokadat dhe protestat e serbëve në veri. Mirëpo, e tëra që ia doli është pikërisht e kundërta. Benjamini i Tadiqit e nënshkroi se megjithatë si herën e parë ashtu edhe në të dytën Beogradi po qëndron prapa skenarëve për mosbindjen qytetare të serbëve. Ai tha se Prishtina më nuk do të mund të akuzojë se po intervenon në veri për të luftuar strukturat kriminale dhe kontrabandistët, pasi që nëpër bllokada dhe në protesta po dalin gratë dhe fëmijët serbë dhe se ata nuk mund të jenë kriminelë. Kjo do të thotë se Beogradi tash e ka ndërruar skenarin, pasi që ai i pari nuk i piu ujë. Pavarësisht se ka harruar se pak gra ose fëmijë mund të gjenden të aftë për të ngarë bagerë e kamionë që vendosin në rrugë blloka betoni dhe çimento.
PRISHTINA SIGUROI MBËSHTETJEN shumë të nevojshme edhe të Bashkimit Evropian – gjë që mungoi pas intervenimit të 25 korrikut – për vendosjen e policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat doganore 1 dhe 31. Një e arritur e madhe kjo për të arritur konsensusin për një pikë të vetme doganore të pranuar nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian. Nga qeveria në Prishtinë kjo u paraqit edhe si shtrirje e sovranitetit të Prishtinës në veri të vendit, pasi që përfaqësues të institucioneve kosovare po vendosen në pika strategjike. Mirëpo, e pamë se kjo situatë solli edhe bllokadat e serbëve në rrugët kryesore në veri. Tash e njëjta qeveri që pohon se ka dërguar përfaqësuesit e saj në veri dhe me këtë ka shtrirë sovranitetin, deklaron se me heqjen e barrikadave duhet të merren ekskluzivisht KFOR-i dhe EULEX-i. Në qoftë se kështu edhe do të mbetet, atëherë delegohet përgjegjësia e organeve të një vendi sovran te disa organizma të tjerë që janë në vend për të ndihmuar punën e të parave. Në një kontekst të këtillë të situatës, atëherë zhbllokimi i rrugëve dhe heqja e barrikadave mbetet ekskluzivisht në vullnetin dhe qasjen që e zgjedhin përfaqësuesit e KFOR-it dhe EULEX-it. Dhe nëse ata vendosin që këtë heqje të barrikadave ta bëjnë me dhunë, mbase edhe do ta bëjnë. Por nëse vendosin që të negociojnë me ata që kanë vendosur barrikadat, atëherë kemi situatë kur negociohet me struktura që Prishtina i sheh si kriminale për të zgjidhur një gjendje që bllokon një pjesë të një shteti sovran. E negociatat sigurisht se mund të prodhojnë një rezultat kompromisi, i cili jodomosdoshmërisht do të ishte në përputhje me sovranitetin e synuar.
LEJIMI I IMPORTIMIT të mallrave serbe në Kosovë, me heqjen e reciprocitetit, ashtu siç kisha paralajmëruar në këtë faqe dy javë me parë, doli të jetë i nxituar. Serbia e dëshmoi edhe një herë moseriozitetin e saj në detyrimet që merr nga dialogu i fasilituar në Bruksel dhe Kosova lejoi që edhe një herë të mashtrohet. Tash, pavarësisht se a do të vendosë sërish Prishtina që të zbatojë reciprocitet në shkëmbimin e mallrave me Serbinë, kjo nuk do të ketë më efektin e njëjtë se që do ta kishte vetëm në qoftë se kjo çështje do të mbetej për implementim bashkë me marrëveshjet e tjera të arritura në dialog, diku në nëntor. Kjo për arsyen e thjeshtë, që vetë BE-ja po vazhdon të bëjë presion ndaj Prishtinës zyrtare që të mos bie nën ndikim të politikave të dëmshme të Beogradit në mënyrë që të mos bien të dyja palët në të njëjtin nivel, njëkohësisht duke paralajmëruar masa ndaj Serbisë. Për më tepër, tash Brukseli vlerëson se i ka bërë një favor të madh Prishtinës me përkrahjen e vendosjes së policëve dhe doganierëve në portat kufitare dhe se tash Prishtina duhet të ndjehet e obliguar që të dëgjojë kur kërkohet më shumë kohë që të presë Serbinë ta lejojë hyrjen e mallrave kosovare. Në këtë mezokohë, humbësit më të mëdhenj do të jenë sërish bizneset kosovare të cilëve iu ndërpre hovi që filloi me ndalesën dhe qytetarët që gjetën punë nëpër fabrikat kosovare që shtuan orarin e punës dhe punësuan më shumë punëtore. Kështu që ky hap nënkupton një humbje të shansit si në nivel politik ashtu edhe në atë praktik.
LAJMI I FUNDIT është se edhe vetë procesi i dialogut i ka javët e numëruara. Burime ndërkombëtare të përfshira në proces kanë treguar se bisedimet do të zgjasin më së largu deri në muajin nëntor ose eventualisht në fillimdhjetorin e këtij viti. Deri atëherë synohet që të mbahen edhe 3-4 runde të takimeve për të arritur marrëveshje për 7-8 fusha të tjera. Pas kësaj periudhe, do të shkohet në një pushim të disejnuar si me ndikim nga festat e fundvitit, por me gjasa që të shënojë edhe përfundimin e procesit të udhëhequr nga Robert “z. Kravata” Cooper. Nga kuti matës i ekipit të Baroneshës Ashton me këtë që ka ndodhur mund të thuhet se është përmbyllur një proces. Serbia do të përfitojë sipas të gjitha gjasave dritën e gjelbër për nisjen e bisedimeve për aderim në BE, por pa një datë të caktuar, gjë që do t’i shërbejë Tadiqit si një justifikim parazgjedhor se ka arritur të nisë procesin integrues me dialogun për Kosovën, por se nuk ka marrë datën e saktë për shkak se nuk ka bërë lëshime në këtë aspekt. Edhe qeveria e Kosovës mund ta fitojë justifikimin e saj, i cili mund të vijë në formë të premtimit të liberalizimit të shpejtë të vizave dhe disa lehtësirave praktike që do të mund të përfitohen nga lëshimi pe i Beogradit nga situatat e mëparshme bllokuese. Kurse, Ashton dhe Cooper do ta shënojnë procesin si një arritje në CV-të e tyre brukseliane.
E gjithë kjo, duke lënë sërish të serbët dhe Serbinë me ambicie të pashuara për veriun e vendit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-3-780x439.png)
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/theo-leao-780x439.jpg)
Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti