Rreth 88 mijë e 300 të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2015, prej të cilëve plot 13 për qind janë të rinj nën 14 vjeç, të cilët kanë “kapërcyer” kontinentet pa prindërit e tyre në kërkim të një vendi të sigurt. E gjitha kjo, sipas të dhënave të publikuara nga BE-ja këtë të hënë.
Më shumë se një milion banorë iu larguan luftërave dhe varfërisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore, me synimin për të gjetur strehë në Evropë gjatë vitit të kaluar. E teksa kjo shifër është thuajse dyfishi i atyre të para dy viteve, pra vitit 2014, numri i të miturve të pashoqëruar është katërfishuar, siç mësohet nga shifrat e agjencisë evropiane “Eurostat”, transmeton TCH.
Të miturit përbënin rreth një të tretën e 1,26 milionë aplikimeve të para për azil, të dorëzuara në shtetet e Bashkimit Evropian vitin e kaluar.
Vendet e BE-së janë futur në një ngërç për shkak të mosmarrëveshjeve sesi ta zgjidhin këtë krizë emigracioni në Evropë, më e rënda që prej Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që edhe ndjenjat antiemigracion janë rritur së tepërmi, e këtu nuk bëjnë përjashtim vendet që tradicionalisht kanë qenë bujarë sa i përket ndihmës së njerëzve që vinin me statusin e refugjatit.
Të paktën 4 në 10 të mitur të pashoqëruar kanë aplikuar për azil në Suedi, aty ku vendasit kanë bërë thirrje për kontrolle më të rrepta, me dyshimin se të rritur të shumtë po shkojnë drejt atij vendi duke u vetëkonsideruar si të fëmijë, në mënyrë që të sigurojnë mbrojtjen e shtetit pritës, gjë që nuk do të mund ta siguronin në rast të kundërt pasi do t’u refuzohej.
Shifrat e Eurostatit iu referohen veçanërisht azilkërkuesve “të konsideruar të mitur të pashoqëruar”, gjë që do të thotë se shtetet e BE-së ose e kanë pranuar moshën e deklaruar të të rinjve, ose e kanë përcaktuar atë vet përmes procedurave të vlerësimit të moshës së tyre.
Më shumë se 90 për qind e të miturve, që kanë udhëtuar pa prindërit e tyre apo ndonjë kujdestar, ishin meshkuj, e më shumë se gjysma e tyre kanë qenë të grupmoshës 16-17 vjeç. Prej tyre, gjysma kanë qenë afganë, ndërsa grupi i dytë më i madh janë sirianët, me 16% të totalit.
Pas Suedisë, Gjermania, Hungaria dhe Austria, konsiderohen gjerësisht si destinacionet kryesore të të rinjve të pashoqëruar, të cilët kanë kërkuar azil. Ndërkaq, në përpjekje për të frenuar fluksin e refugjatëve, Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje me Turqinë për të marrë mbrapsht emigrantët e paligjshëm në këmbim të refugjatëve të ligjshëm, si dhe liberalizimit të vizave për turqit. Turqia strehon aktualisht rreth 2.7 milionë refugjatë nga Siria fqinje, e shkatërruar prej një lufte civile mbi 5-vjeçare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit