LAJMI I FUNDIT:

Mbi 32 milionë të prekur nga COVID-19 në të gjithë botën

Mbi 32 milionë të prekur nga COVID-19 në të gjithë botën

Sipas faqes në internet Worldometar, më shumë se 32 milionë njerëz në botë janë të infektuar me coronavirus.

Shtetet e Bashkuara u goditën më shumë nga pandemia COVID-19 – më shumë se shtatë milionë njerëz u infektuan dhe më shumë se 200.000 vdiqën.

Në vendin e dytë është India me pothuajse 6 milionë pacientë dhe më shumë se 91.000 vdekje.


Brazili renditet i treti në numrin e të infektuarve – 4.6 milionë njerëz janë të infektuar me coronavirus, dhe më shumë se 138.000 kanë vdekur.

Rusia renditet e katërta në botë dhe e para në Evropë, ku 1.1 milion njerëz u sëmurën dhe rreth 20.000 vdiqën.

OBSH njoftoi se 156 vende i janë bashkuar planit global të vaksinimit, i cili planifikon të shpërndajë rreth dy miliardë doza vaksinash në mbarë botën deri në fund të vitit të ardhshëm, por që vendet e mëdha si Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mungojnë.

Një numër tjetër i vendeve do të regjistrohen për planin global të vaksinimit, dhe disa nga vonesat ishin për shkak të çështjeve procedurale, dhe jo për shkak të dyshimeve në lidhje me skemën, tha sot zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.

Ekspertët shëndetësorë të Koresë së Jugut paralajmëruan sot për një shpërthim të mundshëm të të ashtuquajturës twindemia – epidemi e njëkohshme e gripit dhe coronavirusit – gjatë dimrit.

Agjencia Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KDCA) gjithashtu ka konfirmuar më parë një rast të mbivendosjes së të dy sëmundjeve të frymëmarrjes. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori