Të dhënat në muajin shkurt 2025, për numrin e përfituesve të pensionit së veteranit të UÇK-së, tregojnë se janë 37, 161 përfitues. Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, numri i përfituesve të pensionit të veteranit është rritur për 211 persona nga 36, 950 sa ishin në shkurt 2024.
Numri më i madh i përfituesve të pensionit të veteranit evidentohet në Komunën e Deçanit me gjithsej 4,018, e dyta renditet Komuna e Pejës me gjithsej 3,809, Komuna e Gjakovës me 3,365, pastaj renditen komunat në shifra më të ulëta, ndërsa jashtë Kosovës evidentohen se janë gjithsej 388 përfitues.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se në tri komunat Zubin Potok, Mamushë, Graçanicë, kanë vetëm nga një përfitues të pensionit të veteranit.
Sipas moshës, rreth gjysma e numrit të përgjithshëm, respektivisht 17,630 veteranë i përkasin moshës në mes 46 deri 55 vjeç, 10,2551 janë të moshës 56 deri 65 vjeç, 4,971 janë të moshës mbi 65 vjeç, në anën tjetër përfitues të moshës 36 deri 45 vjeç janë 4,289.
Mbi 90% apo 33,546 përfitues të pensionit së veteranit të UÇK-së janë meshkuj, ndërsa 3,615 janë femra.
Në informata sqaruese të ASK-së, thuhet se numri i veteraneve lëviz, pasi ende janë mundësitë për aplikim dhe ka aplikime të reja.
“Numri i veteranëve lëviz, pasi që ende nuk iu ka ndërprerë e drejta e aplikimit për të përfituar nga kjo skemë, në vazhdimësi ka aplikime të reja”, thuhet në publikim.
Pas vdekjes së veteranit, pensioni bartet tek bashkëshortja – bashkëshorti ose tek fëmijët nën moshën 18 vjeçare.
Në bazë të kategorisë, 34,473 veteranë të UÇK-së ndërsa 2,688 familja e veteranit pas vdekjes së veteranit.
Mbi 7.4 milionë euro shuma e pagesës për pensionet e veteranëve për muajin shkurt 2025.
Kujtojmë se me 10.01.2025, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 243-të të saj aprovoi rritjen e përfitimit dhe pensioneve për dëshmorët, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
“20% është rritja e përfitimit të pensioneve dhe përfitimit të këtyre kategorive të dala nga lufta”, kishte thënë kryeministri Kurti.
Shuma e pensionit për veteranin luftëtar nga 170 euro në muaj sa ishte më parë, u rrit në 204 euro.
Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me publikimin e Statistikave për Mirëqenien Sociale për muajin shkurt 2025.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze