LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Mbi 200 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë deri më tani kanë arritur të marrin vaksinën mbi 200 mijë qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në të dhënat që ka publikuar MSH-ja, thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205 mijë e 884 doza të vaksinës, shkruan Telegrafi.

Kurse me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 49 mijë e 207 qytetarë.


Reagon MSh-ja: Vaksinat kundër COVID-19 kanë afat të mjaftueshëm, përfshirë edhe ato që kanë ardhur nga Norvegjia
Lexo po ashtu Reagon MSh-ja: Vaksinat kundër COVID-19 kanë afat të mjaftueshëm, përfshirë edhe ato që kanë ardhur nga Norvegjia

Ministria gjithashtu ka siguruar qytetarët se të gjitha vaksinat kundër COVID-19 të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë javën e kaluar donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt.

Kujtojmë se të shtunën Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka pranuar 182,000 doza të vaksinës AstraZeneca që janë donacion nga Norvegjia.

Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 9 raste të reja me coronavirus, si dhe është shënuar edhe një rast i vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori