LAJMI I FUNDIT:

Mbi 15.3 milionë persona në botë të varur nga drogat

Mbi 15.3 milionë persona në botë të varur nga drogat

Dita e 26 qershorit simbolizon Ditën Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave. Historia e përdorimit të substancave psikoaktive apo drogat, daton më shumë se 2000 vjet më parë. Duke filluar që nga format e para primitive të organizimeve sociale të individëve në grupe apo komunitete, prezenca e drogave ka qenë pjesë e përditshmërisë së tyre, kryesisht gjatë ritualeve fetare, gjuetive dhe në bankete festash.

Ndikimi dhe funksionimi i këtyre substancave psikoaktive në organizëm nuk njiheshin deri në fillim të shekullit të 20-të. Sot, mjekët, biologët, neuroshkencëtarët dhe profesionistët nga disiplinat e tjera në këtë fushë, kanë arritur të zbulojnë mekanizmin fiziologjik që ndodh në trupin tonë, gjatë përdorimit të drogave dhe të kuptojnë përse individët krijojnë varësi ndaj disa substancave psikoaktive.

Substanca të paligjshme, të cilat mund të shkaktojnë probleme të theksuara shëndetësore, sociale dhe ligjore, konsiderohen: kanabisi (hashash, marihuana), kokaina, metaamfetaminat (ekstazit), opiatet (heroina, morfina, metadoni), halucinogjenet (LSD, kërpudhat magjike) si dhe sedativët në formë spray.


Në vitin 1987, Kombet e Bashkuara (UN) kanë caktuar 26 Qershorin si Ditën Botërore të Luftës Kundër Trafikimit dhe Abuzimit me Drogat. Për vitin 2014, Zyra e Kombeve të Bashkuara Kundër Trafikimit të Drogave dhe Krimit (UNODC) ka publikuar fushatën e saj sensibilizuese, ku theksi i vihet parandalimit dhe trajtimit të çrregullimeve që vijnë si pasojë e përdorimit dhe abuzimit me substancat e paligjshme.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), të paktën 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave. Në vitin 2004, OBSH vlerësoi se 0,7 % e barrës globale të sëmundjeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës dhe opioideve dhe se në disa shtete kosto sociale nga përdorimi i substancave të paligjshme ishte diku në 2% e GDP.

Sipas të dhënave të UNODC, rreth 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit. Nga këta, 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat. Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori