Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 47.499 raste nga 166.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.225 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.318.
Infektologu Hamdi Ramadani, mendon se masat antiCOVID-19 duhet të ashpërsohen edhe më shumë.
Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin që të bëjë lirim të masave.
“Situatën epidemiologjike e kemi ende shumë të rëndë, pandemia është në rritje dhe përkeqësim edhe në vendin tonë sikurse edhe në vendet tjera të botës.
Mendoj që masat përkundrazi nuk guxojnë të lehtësohen, përkundrazi ato duhet të jenë edhe më kufizuese më rigoroze sepse vetëm në këtë mënyrë jepet mundësia që të luftohet pandemia COVID-19”, u shpreh Ramadani për Telegrafin.
Ai theksoi se masa e izolimit dhe kufizimit të lëvizjes, distanca sociale e bartja e maskës, mbeten si kryesore në luftimin e kësaj pandemie derisa në vendin tonë nuk ka nisur ende vaksinimi.
“Unë apeloj te qytetarët që të kenë durim edhe disa muaj 3-4 muaj deri sa të filloj edhe vaksinimi në vendin tonë që t’i respektojnë masat. Masat duhet të jenë më të ashpra, nuk jemi në situatë që të bëjmë lirim të masave sidomos për festat e fundvitit”, theksoi Ramadani.
Ai tha se jemi ende në mesin e vrullit, të pikut të valës së madhe të pandemisë COVID-19.
“Situata është e rëndë dhe nuk duhet lejuar grumbullimi i njerëzve. Gjermania, Franca e Italia janë futur në izolim total, as ne në vendin tonë nuk e kemi situatën më mirë”, tha ai.
Infektologu Ramadani duke folur edhe për çështjen e vaksinës antiCOVID-19, u shpreh se beson që kjo vaksinë do të nisë tu jepet qytetarëve në Kosovë në fillim të vitit 2021.
“Unë shpresoj që në fillim të muajit janar ose shkurt do të filloj vaksinimi edhe në vendin tonë, dhe kjo është një shpresë për mbarë botën që të merr një orientim drejt fundit të kësaj pandemie”, tha Ramadani.
Ndryshe, një numër vendesh evropiane kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve para festës së Krishtlindjes, pas një rritjeje të numrit të të infektuarve. Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, teatrot dhe palestrat.
Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të infektuarve ka arritur në nivele rekord. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025