Maqedoni: Mbi 1000 të infektuar të ri me Kovid, aktiv 21.797 raste

Gjatë ditës së djeshme janë bërë 3.114 testime, ndërsa janë regjistruar 1.161 raste të reja me Kovid-19, kanë vdekur 26 persona, ndërsa janë shëruar 806, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Megjithatë, sipas kompetentëve, spitalet disponojnë me krevat të lirë, ndërsa Ministria dikasteriale bind se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e qendrave kovid do të zgjerohen.
Nga sapo të infektuarit, nga Shkupi janë 410, Manastir-75, Prilep-59, Tetovë-58, Kavadar dhe Veles nga 55, Kumanovë dhe Shtip nga 54, Ohër 51, Gostivar dhe Gjevgjeli 38, Koçan 28, Strumicë 27, Strugë 25, Negotinë 24, Dibër 19, Shën Nikollë 18, Radovish-14, Kërçovë 12. Kriva Pallankë 10, Probishtip dhe Resnje nga shtatë, Vallandovë dhe Dellçevë nga pesë, Kratovë 3, Resnje 7, demir Hisar-3, Makedonski Brod dhe Vinicë nga dy dhe nga një në Pehçevë, Berovë dhe Krushevë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik dje u regjistruan 806 pacientë të shëruar, kurse kanë vdekur 26 persona në kushte spitali.
Spitalet kanë ende shtretër të lirë. Në përfundim me ditën e djeshme ka rreth 150 shtretër të zbrazët në qendrat kovid në të gjithë vendin.
Dje në Kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 39 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, përderisa gjithsej 510 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për KOVID-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjeni.
Në raport me qytetet e tjera në të gjithë vendin, në raportin e djeshëm thekson se 79 pacientë u shtruan në spitalin e Manastirit, dhe 56 pacientë në spital në Shtip. Në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë 45 pacientë, në Veles 56 dhe në Kumanovë 114 pacientë.
Në qendrën Kovid në Ohër janë shtruar në spital 100 pacientë, në Prilep 106, në Qendrën kovid në Gostivar 64 dhe në Strugë 33 pacientë, 72 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 18 në Koçan, 10 në Kërçovë, 56 në Kavadar, 11 në Gjevgjeli dhe 10 në Dibër, pozitivë dhe të dyshuar në virusin korona.
Autoritetet sqarojnë se të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë vende të lira që kanë akses në oksigjen. Ministria e Shëndetësisë deklaron se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e qendrave kovid do të zgjerohen më tej.
Theksojnë se të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.
Që nga fillimi i epidemisë, ka gjithsej 72044 njerëz të diagnostikuar me kovid. Deri më tani, 48,170 pacientë janë shëruar, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve arrin 2,077.
Në statistikat e djeshme të Ministrisë së Brendshme, janë regjistruar shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse në fytyrë, dmth mbi atë bazë janë shqiptuar 697 kundërvajtje.
Nga ana tjetër, inspektoratet, të cilët regjistrojnë rregullisht objektet hotelierike që punojnë pas orës 21 dhe me më shumë mysafirë në tryezë sesa lejohet, njoftuan inspektime të intensifikuara gjatë pushimeve për të parandaluar festime të mundshme, pra grupimin e njerëzve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania