LAJMI I FUNDIT:

Mbesa e liderit suprem të Iranit u bën thirrje vendeve të tjera të ndërpresin lidhjet me regjimin

Mbesa e liderit suprem të Iranit u bën thirrje vendeve të tjera të ndërpresin lidhjet me regjimin

Një mbesë e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje qeverive të huaja që të ndërpresin të gjitha lidhjet me regjimin “vrasës dhe fëmijëvrasës” të Teheranit në një video të postuar në internet dy ditë pasi ajo u arrestua.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, videoja e një deklarate të Farideh Moradkhani, një aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut, ka qarkulluar në internet pasi u shpërnda nga vëllai i saj me qëndrim në Francë, Mahmoud Moradkhani të premten.

Mahmoud Moradkhani tha se motra e tij ishte arrestuar të mërkurën pasi shkoi në zyrën e prokurorit pas një thirrjeje.


Në video, Farideh Moradkhani dënoi “shtypjes së qartë dhe të dukshme” që i janë nënshtruar iranianët dhe kritikoi mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar.

“Ky regjim nuk është besnik ndaj asnjë prej parimeve të tij fetare dhe nuk njeh asnjë ligj apo rregull përveç forcës dhe mbajtjes së pushtetit të tij në çfarëdo mënyre të mundshme”, citohet të ketë thënë ajo në video.

Ajo u ankua se sanksionet e vendosura kundër regjimit ishin “qesharake” dhe tha se iranianët kishin mbetur “të vetëm” në luftën e tyre për liri.

Nuk ishte e qartë se kur ishte regjistruar videoja.

Farideh Moradkhani është një inxhiniere që vjen nga një degë e familjes së Ayatollah Khameneit që ka një histori kundërshtimi ndaj lidershipit klerik të Iranit dhe ka qenë i burgosur më parë.

Irani është tronditur nga më shumë se 10 javë protesta që janë përhapur në të gjithë vendin pas vdekjes së Mahsa Amini, një gruaje kurde 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit për gjoja se kishte veshur hixhabin e saj në mënyrë të papërshtatshme.

Autoritetet iraniane thanë se hetimi i tyre tregoi se ajo vdiq nga shkaqe natyrore për shkak të një gjendjeje para-ekzistuese, por familja e saj pretendon se ajo ishte rrahur.

Kështu, protestat kundër strukturës klerikale janë shndërruar në një lëvizje të gjerë për të sfiduar teokracinë që ka sunduar Iranin që nga viti 1979. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Kalo në kategori