Pas dorëheqjes së paralajmëruar nga lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, Komiteti i Përgjithshëm i kësaj partie ka propozuar mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm më 23 dhjetor të këtij viti.
Në Kongresin e jashtëzakonshëm të dhjetorit pritet të shqyrtohet dorëheqja e paralajmëruar e liderit të partisë, Nikolla Gruevski.
Ndryshe, Nikolla Gruevski në një intervistë për “Kurir” gjatë fundjavës tha se shpreson që dorëheqja e tij si kryetar i partisë maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM-së-së do të ndihmojë në zgjidhjen e kizës aktuale politike.
Njëherësh, paralajmërimi i Nikolla Gruevskit se pas 15 vjetësh planifikon të tërhiqet nga posti i kryetarit të partisë, ka shtuar ambiciet e personaliteteve të caktuara të OBRM-PDUKM-së-së për të marrë në dorë drejtimin e partisë.
Megjithatë, ende ka shumë dilema se dorëheqja e tij do të realizohet.
Mitko Gaxhovski nga Fakulteti i Shkencave Politike thotë se kryesia e partisë mund të mos e pranojë dorëheqjen e Gruevskit dhe ai të mbetet edhe më tej në krye të saj.
“Mendoj se një nga skenarët e mundshëm është që të mos pranohet dorëheqja e Gruevskit për t’u larguar nga kreu i partisë dhe me këtë të demonstrohet në opinion se OBRM-PDUKM-së qëndron pas tij si lider”, thotë Gaxhovski.
Por, një mendim ndryshe shpreh Alajdin Demiri njohës i çështjeve politike, duke theksuar se ulja e Nikolla Guevskit në bankën e të akuzuarve në gjykatë për më shumë vepra penale, ka ndikuar që vet anëtarësia e OBRM-PDUKM-së-së të drejtojë gishtin kah ai si fajtorë për çuarjen e partisë në opozitë.
“Duhet theksuar se Nikolla Gruevski në llogari të OBRM-PDUKM-së-së nuk ka bërë gabime politike. Ai ka qenë në vija të OBRM-PDUKM-së-së dhe nacionalizmit të tij, mirëpo ka bërë shumë gabime në menaxhimin e partisë, keqmenaxhimin e shtetit, krijimin e një strumbullari të krimit në listën udhëheqëse të partisë, dhe kjo është arsyeja se pse Gruevski detyrohet të largohet nga drejtimi i partisë”, thekson Demiri.
Ndërkohë nismëtarët për reforma në OBRM-PDUKM-së, të cilët në vazhdimësi kanë kërkuar largimin e Nikolla Gruevskit nga kreu i partisë, thonë se me prioritet është të reformohet partia në plan të brendshëm dhe të miratohet një statut i ri që do të mundësojë demokratizimin e partisë, dhe pastaj në një frymë demokratike të krijuar brenda partisë të zgjidhet njeriu që do të ketë afinitete reformuese që ta rikthejë partinë në pushtet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Aziri: Fronti Europian po mendon një interpelancë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vdes një 57 vjeçar në Zubin Potok – dyshohet se kreu vetëvrasje

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët