LAJMI I FUNDIT:

Mazhoranca në Shqipëri kufizon kompetencat e Presidentit

Mazhoranca në Shqipëri kufizon kompetencat e Presidentit

Për t’i dhënë fund ngërçeve institucionale të krijuara me presidentin Ilir Meta, socialistët kanë vendosur të kufizojnë me ligj të paktën 5 prej kompetencave që kreut të shtetit ia njeh kushtetuta.

“Me këtë ligj marrin fund të gjitha ngërçet artificiale.”

Drafti me 45 nene ia kalon kuvendit kompetencën  për dekretimin e ministrave, pas precedentit të krijuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe të Jashtëm, Gent Cakaj.


“Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin e ministrit të propozuar nga Kryeministri brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit, atëherë Kryeministri ia paraqet propozimin Kuvendit për miratim, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim”.

Afat i vihet kreut të shtetit edhe për çështjen e betimit të gjyqtarëve, pas përplasjes që shkaktoi Nëntorin e vitit të kaluar refuzimi që Meta i bëri Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

“Në këtë rast, si dhe kur Presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Një tjetër çështje që kufizon kompetencën e Presidentit  ka të bëjë edhe me mbajtjen e zgjedhjeve. Në mungesë të një konsensusi mes palëve, siç ishte rasti me mbajtjen e tyre në 30 Qershor, ku dekreti i presidentit nuk u mor parasysh nga mazhoranca, vendimi kalon nga partia më e madhe.

Këtyre ndryshimeve Ilir Meta i ka paraprirë me këngë e valle nga Bylysi, duke e cilësuar përpjekje puçiste nismën e shumicës.

“Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puçiste. Ky është një parlament jo kushtetues”.

Në projektligj mazhoranca vë në gjithashtu në lëvizje kuvendin për  shpalljen e pamundësisë së ushtrimit të detyrës nga ana e kreut të shtetit. / Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori