Ka kohë që disa organizata jo-qeveritare (OJQ) dhe shumica e bizneseve e kishin identifikuar politikën fiskale si pengesën kryesore të ngecjes ekonomike të Kosovës, dhe rrugën drejt zhvillimit e shihnin përmes uljes së normave të tatimit. Shumë propozime të OJQ-ve individuale, respektivisht organizatave që i mbrojnë interesat e bizneseve, i janë drejtuar UNMIK-ut dhe Qeverisë. Pas vërejtjes nga UNMIK-u se OJQ-të duhet të flasin me një zë ose t’i artikulojnë kërkesat si të përbashkëta, doli një propozim më i unjësuar. Në një dokument të Agjencionit për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK) të titulluar “Propozim për ndryshimin e politikave fiskale: Lehtësirat për investime”, të datës 4 korrik 2007, figuronin propozimet si vijon: Tatimi në të hyrat e korporatës (THK) nga 20% në 10%, tatimi në të ardhurat personale (TAP) nga 20% (ishte me norma progresive) për të ardhurat mujore mbi 450€ në 10%, dhe tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) të mbetet i njëjtë (15%). I njëjti dokument përmban edhe propozimet e OJQ-ve kryesore që përfaqësojnë interesat e bizneseve. Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) kishte këto propozime: THK 8%, TAP 8%, TVSH 3% dhe 17%; Oda Ekonomike Amerikane (AMCHAM) THK 7%, TAP 7%, TVSH 16%; Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) THK 7%, TAP 7% dhe 12%, TVSH 15%.
Të gjitha subjektet e lartpërmendura arsyetoheshin se me zbritjen e normës së tatimit në THK krijohen mundësi më të mëdha për të investuar në sektorët e prodhimit, gjenerim më i madh i punësimit të popullsisë, rritja e bazës së të hyrave dhe rritja e kërkesës për konsum, largimi i popullsisë nga ndihmat sociale, dhe zvogëlimi i evazionit fiskal. OJQ-të erdhën në përfundim se reforma e tillë në sistemin tatimor do të shpie te mirëqenia e përgjithshme ekonomike më e mirë.
Me 28 korrik 2008 Qeveria duket se pjesërisht ose në pjesën më të madhe i ka marrë për bazë propozimet e OJQ-ve kur e miratoj propozimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF) për ndryshimet e skemës tatimore. Vendimi pritet të hyjë fuçi që nga janari i vitit 2009. Propozimi tashmë i miratuar i MEF-it është si vijon: THK të përgjysmohet apo zbritet nga 20% në 10%; TVSH të rritet nga 15% në 16%. Rritja e TVSH-së nga 15 në 16 nuk është rritje prej 1% siç e paska thënë MEF-i apo siç e kanë raportuar gazetat (Lajm, Inforpress, etj.) por është rritje prej 6.7%. Është propozuar të rritet edhe akciza për disa mallra, ndonëse u përmend vetëm duhani. Atij do t’i rritet akciza nga 17 në 21 euro për kilogram. TAP për pagat mbi 450 euro është propozuar të zbritet nga 20% në 10%. Të tri OJQ-të e lartëpërmendura më herët kishin dalur me propozimin për kufirin më të lartë rreth këtij tatimi si vijon: AKB 8%, AMCHAM 7%, dhe OEK 7% dhe 12%.
Para se të diskutojmë se çfarë efektesh dhe ndikimi mund të kenë në ekonomi dhe buxhetin e shtetit ndryshimet e propozuara nga MEF-i dhe të miratuara nga Qeveria, vlen të përmenden rekomandimet e një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën që është përgatitur prej 21 – 29 prill 2008, pra para se MEF-i t’i dërgoj propozimet për miratim në Qeveri. Është përmendur ky raport edhe në disa media dhe vërejtjet që i përmban. Raporti në mes tjerash çmon disa përmirësime që janë bërë në disiplinën fiskale, por akuzon Ministrinë për planifikim të dobët të buxhetit dhe aftësi të pamjaftueshme për zbatim e tij. FMN-ja kishte paralajmëruar MEF-in që dëshira për ta zbritur THK-në nuk duhet të shkoj më poshtë se 15% për shkak të pasojave që mund të ketë në të hyrat buxhetore. Vërejtja më serioze i ishte adresuar efikasitetit të pamjaftueshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për të cilin FMN-ja thoshte se përmirësimi duhet të fillojë urgjentisht. Këtij sektori të mbledhjes së parave për buxhetin e Kosovës që FMN-ja e konsideron si shumë të dobët, i ishte rekomanduar që të themeloj një sistem të mirëfilltë për regjistrimin e tatimpaguesve, dosjeve dhe pagesave. ATK-ja ishte kritikuar se pa një perfeksionim të sistemit aktualisht të vjetruar të TI-së (teknologjisë informative), çdo veprim tjetër rreth ndryshimeve në skemën tatimore do të jetë fare pak i dobishëm. FMN-ja e kishte cilësuar sistemin tatimor si të mirë dhe të thjeshtë në krahasim me vendet tjera, por shprehu shqetësimin se pa forcimin thelbësor të ATK-së dhe udhëheqësisë së saj sistemi ekzistues dhe ai i propozuar i tatimeve nuk do të sjellin as përmirësime, e as që do ta zvogëlojnë sektorin informal të ekonomisë që OJQ-të ishin aq të bindura se vetëm me zbritjen e tatimeve do të zvogëlohet.
Çfarë synohet të arrihet me ndryshimet e propozuara dhe të miratuara?
Për ekonominë është lehtë të diskutohet dhe bëhen propozime të (pa)argumentuara rreth arritjes së qëllimeve të caktuara. Në asnjë vend të botës nuk janë treguar më shpesh barcoleta rreth fakultetit të ekonomisë se në Kosovë, si p.sh. njeriun e kishte shkelur treni, trupi i kishte mbetur në hekurudhë, ndërsa kokën ia kishin dërguar në spital. Pas dy viteve, trupi i njeriut shkoj në spital, e mori kokën e vet dhe më të u kthye për t’i kryer studimet në ekonomi! Në vendet perëndimore është vetëm perceptimi krejtësisht i kundërt për pjesën më qenësore të shoqërisë – ekonominë. Shkencat tjera dhe çdo organizëm shoqëror nuk munden pa të. Por sa janë propozimet e MEF-it për reformën e skemës tatimore në funksion të zhvillimit të pjesës më qenësore të shoqërisë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet marrë për bazë edhe një fakt; varfëria në Kosovë është shumë e përhapur. Raporti i fundit i Bankës Botërore e llogarit atë diku në nivelin 45%, e aty sillet edhe norma e papunësisë. Këta dy tregues megjithatë nuk duhet të identifikohen si sinonim sado që mund të jenë të ndërvarur njëri me tjetrin. Ka njerëz që punojnë por prapë janë të varfër (për shkak të të ardhurave shumë të vogla), dhe ka njerëz që nuk punojnë por nuk hyjnë në kategorinë e të varfërve (varen nga dikush tjetër në forma të ndryshme). Sidoqoftë, sqarimi i kësaj duket i panevojshëm kur dihet se afër gjysma e popullsisë së Kosovës qenka në kufirin e varfërisë. Buxheti i tyre shkon kryesisht në konsumin e përditshëm, pra më së shumti në ushqim. Me ndryshimet e miratuara nga Qeveria për rritjen e TVSH-së nga 15% në 16%, shpenzimet e konsumit të tyre mund të rritet automatikisht. Rritja e TVSH-së poashtu mund të shkaktojë rritjen e çmimit të mallrave që do të bartet tek konsumatori përfundimtar, duke i lënë anash të gjithë faktorët tjerë që mund të ndikojnë në çmime. Për ta përmbledhur me një fjali, rritja e TVSH-së e përkeqëson edhe mëtutje gjendjen ekonomike të gjysmës së popullsisë së Kosovës. Rokada (term në lojën e shahut) e ngritjes së TVSH-së me uljen e TAP që është menduar se do ta mbajë qëndrueshmërinë ose neutralitetin në të hyrat buxhetore, po ashtu nuk është aq e qëlluar. Vetëm të rikujtojmë edhe një herë se diku 45% e popullsisë llogaritet e papunë dhe shumica nuk kanë të ardhura të rregullta që do t’i evidentonte ATK-ja. Çfarë rëndësie ka për të hyrat buxhetore të shtetit zbritja apo rritja e TAP për personat që nuk realizojnë të ardhura formale ose nuk janë në sistemin e TAP? Apo Qeveria po mendon se këtë mund t’ua marr si TVSH në konsum?
Përgjysmimi i normës së THK-së pa analiza më të hollësishme është një gabim tjetër dhe vendim i ngutshëm i Qeverisë që mund ta rrezikoj qëndrueshmërinë e të hyrave buxhetore të shtetit. Korporatat janë klasa që kanë mjete më shumë se sa të varfrit dhe të papunët. Vazhdimisht është theksuar e stërtheksuar se THK është e lartë (20%) dhe si e tillë e vë Kosovën në pozitë të disvaforshme ndaj vendeve fqinje për tërheqjen e investitorëve të jashtëm (e pse jo edhe tëheqjen e investitorëve të brendshëm?!). THK në Shqipëri është 20%, Maqedoni 15%, Mal të Zi 9%, Serbi 10%. Mirëpo, TVSH në Shqipëri është 20%, Maqedoni 18%, Mal të Zi 17%, dhe Serbi 18%. Përveç kësaj, në vendet fqinje ka tatime që në Kosovë ende nuk janë futur, siç janë kontributet në sigurimin social, që sillet prej 16.6% në Mal të Zi deri në 32% në Maqedoni, mandej, tatimi mbi transferin e pronës, tatimi mbi sigurimin shëndetësor, etj. Nuk është problemi tek normat e larta apo të ulëta të THK-së ai që vendos për ardhjen e investitorëve apo shkuarjen diku tjetër. Investitorët e jashtëm paguajnë edhe tatime tjera pos THK-së, që në shtetet fqinje duken të jenë më të larta. Poashtu, nuk është arsyeshme të merret si diçka e prerë se me zbritjen e madhe të THK-së investitorët e jashtëm do të investojnë me tepër ose atë pjesë që iu është dashur t’ia paguajnë shtetit si tatim. Mund të ndodhë që ata ta bartin tërë fitimin dhe llogaritë e tyre jashtë (kujto këtu skemat piramidale në Shqipëri). Nëse shteti i merr më shumë tatim investitorit të jashtëm, atëherë shteti mund ta investoj të njëjtin në forma të ndryshme dhe efekti i tij gjithsesi do të vërehet. E meta e shtetit tonë këtu është tek ato vërejtjet për ATK-në dhe MEF-in në planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit. Është raportuar dhe është bërë publike në media se kompanitë e huaja që veprojnë në Kosovë kanë borxh 40 milionë euro tatime të papaguara. Pra, paska investitorë të huaj në Kosovë që nuk paguajnë tatime. Të mendosh se përgjysmimi i normës së tatimit e bënë tatimpaguesin të ndershëm që ai/ajo të vie vet ta paguajë atë më dëshirë, është gabim. Edhe sikur norma e THK-së të zbritet në 5%, tatimpaguesi kurrë nuk do të paguan sa herë i jepet mundësia. Vjelja e tatimit nuk është çështje dëshire ose nxitje në anën e subjekteve që janë të përzgjedhur të paguajnë – është detyrim që fuqizohet dhe zbatohet nga ana e shtetit. Një anekdotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë: “Nëse dikush ka vdekur në gjumë, ai/ajo me siguri ka pa ëndërr se është duke u përndjekur ose dënuar nga shteti për mospagesën e tatimeve”.
Qeveria e merr problemin e reformimit të sistemit tatimor si një kocept nga librat bazë të ekonomisë që mund të funksionoj ashtu si shkruhet në to. E zbresim THK-në, vijnë investitorët tek ne, investojnë dhe punësojnë njerëzit, riinvestojnë fitimet e tyre vazhdimisht, punësojnë më shumë njerëz, paguajnë më shumë tatime, rritet buxheti i shtetit, rritet mirëqenia ekonomike e popullsisë, rritet zhvillimi ekonomik. Mund të jetë ashtu vetëm në supozimin se çdo gjë tjetër gjatë tërë kohës do të jetë faktorë i pandryshuar, e që në Kosovë, me tepër se në çdo vend të Evropës, nuk është.
Ajo që pritet të ndodhë nga sistemi tatimor i rokadur i Qeverisë ndërmjet TVSH-së dhe THK-së pak a shumë dihet para se ai ë hyjë në fuçi. Ky sistem synon thellimin edhe më tutje të diferencave në zhvillim duke e varfëruar edhe më tepër shumicën e popullsisë në llogari të disa njerëzve, kryesisht të huaj. Studimet në shtetet tjera në transicion kanë treguar se diferencat e mëdha në zhvillim që janë bazuar në pasurimin e disave në kurriz të shumicës, janë pengesë e zhvillimit ekonomik dhe forcimit të vet shtetit. Ndoshta iu kujtohen emrat e disa miliarderëve Rusë gjatë viteve ‘90-ta. Atë kohë, Rusia tërhoqi vëmendjen në arenën ndërkombëtare me dy gjëra: 1) me numrin e milionerëve që shtoheshin në revistën Forbes; dhe 2) me raportet e Bankës Botërore dhe organizatave tjera për rënien ekonomike dhe kalimin e miliona njerëzve në varfëri. Kur me reformat ekonomike u mundësua që miliarderët ende mund të fitonin por jo duke e diskriminuar shumicën e popullsisë ose duke e shtyrë atë në varfëri, dhe mundësia po u ofrohej të gjithëve, raportet tani janë: po ringjallet Rusia, sulmon Osetinë Jugore, i armatosë separatistët në Abkazi, shatanzhon Evropën me çmimet e gazit, bllokon rezolutat në OKB për Kosovën, etj. U përmend ky shembull i armikut tradicional të Kosovës për shkakun se politikanët “tanë” nuk e kuptojnë se ekonomia është politika dhe lufta më e madhe. Me sistemin e miratuar për ndryshimin e skemës tatimore, Qeveria nuk e ka ndërmend ta forcojë shtetin por ta bëjë atë edhe më të brishtë. Këto ndryshime deri diku nuk janë skemë e rokadur por e rrokatur.
/Autori është Hulumtues i lartë dhe koordinator për Kosovë i Institutit për Studime dhe Analiza të Politikave Ekonomike/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë