Libri ‘Mashtrimi I Madh’ i Politikologut të nderuar Bardhyl Mahmuti, është një nga librat më të jashtëzakonshëm në dhjetëvjeçarin e fundit. Në këtë libër pasqyrohen detajet e një ngjarje tejet të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës në një anë, dhe të fatkeqësisë së shndërrimit të një shteti në shtet kriminal (shtetit të mbetur të Jugosllavisë) në anën tjetër.
Bardhyl Mahmuti, duke mbledhur faktet njërën pas tjetrës e çmonton komplet propagandën e aparatit të informimit të Shtetit të mbetur Jugosllav, i cili Shtet tentonte përmes mediave të fuste në lajthitje tërë opinionin e gjërë ndërkombëtarë.
Krimi brenda Shtetit dhe duke shfrytëzuar aparatin e shtetit nuk kishte limite. Aparati i Milloseviqit porosiste edhe vrasjen e civilëve serbë, me qëllim që t’ua mëvishte ato vrasje “terroristëve” shqiptarë – siç i quante ai.
Përgatitja e krimeve për të bërë krime tjera ishte pjesë e çmendurisë shtetërore. Rasti “Panda” në Pejë do mbetet mjerimi i një ndërgjegjeje të kalbur të një strukture të një shteti që përbëhej nga njerëz plehra të shekullit.
Milloseviqi dhe strukturat shtetërore që e përkrahnin atë, nuk ishin armiq vetëm të shqiptarëve; ato struktura vrisnin edhe serbë që kundërshtonin çmendurinë çnjerëzore të tyre. Qëllimi i tyre ishte shfrytëzimi i viktimave njerëzore serbe, për të shkaktuar viktima tjera shqiptare.
Përmes këtij libri, lexuesi do të gjejë faktet e prekshme tejet trishtuese për njerëzimin dhe jetën njerëzore në plan të parë.
Ekspertët e ligjeve, ekspertët e mjekësisë ligjore dhe gazetarët vullnetshëm bëhen pjesë e propagandës së shtetit, duke shkelur me të dyja këmbët ‘Betimin e Hipokratit’, duke manipuluar haptas me trupin e viktimave të masakruara, duke u munduar t’i paraqesin pleqtë si terroristë të armatosur, ndërsa foshnjat e vrara duke i quajtur kukulla dhe duke tentuar me çdo mjet të fshihen viktimat civile gjatë raportimeve për mediat e huaja.
Përmes këtij libri kuptohen detajet e trishta rreth vlerës së jetës nga ana e shtetit, kur shteti është vet furra e krimeve. Trupat e njerëzve të pafajshëm trajtohen si objekte për manipulim të së vërtetës. Më shumë rëndësi i japin shpjegimit të distancës së ekzekutimit të një jete njerëzore krejtësisht të pafajshme, sesa jetës njerëzore si e tillë.
Përmes këtij libri kuptohet në thelb se para sovranitetit të një shteti të njohur ndërkombëtarisht, vjen e drejta themelore njerëzore dhe se shkelja e këtyre të drejtave ia humb sovranitetin çdo shteti. Duke lexuar këtë libër kuptojmë edhe ndërhyrjen e NATO-s kundër një shteti sovran dhe arrijmë të kuptojmë edhe hedhjen e çdo bombe kundër një shteti të tillë.
Libri ‘Mashtrimi i Madh’ nuk është një libër që vetëm trajton çështjen e shqiptarëve, serbëve dhe luftërave në ish-Jugosllavi. Ky libër është diçka më shumë se trajtimi i konflikteve; është gjurmë e prekshme për historinë e trisht të Gadishullit Ballkanik.
Ky libër është një leksion në vetvete për njerëzimin, është një libër leksion për demokracinë që iu ofrohet njerëzve për të kuptuar se sa i rrezikshëm mund të bëhet shteti kur bie në duart e plehrave të veshur në tesha të njerëzve të civilizuar.
Libri përveç që ia vlen të përkthehet në shumë gjuhë të huaja, do të kishte një vlerë të veçantë që të përkthehej në gjuhën serbe dhe t’i ofrohej lexuesit pikërisht në Serbi. Askush nuk ka më shumë nevojë për të vërtetat e krimeve të kryera nga aparati shtetëror në hapësirën e ish-Jugosllavisë sesa vet populli serb.
Një popull që nuk arrin t’i mësojë të këqijat që i kanë bërë udhëheqësit e tyre, nën emrin e tyre, atëherë ai popull nuk do e ndjejë kurrë përgjegjësinë e fajësisë, e rrjedhimisht nuk do ta kuptojë asnjëherë që jeta e njerëzve të një grupi tjetër shoqëror është po aq e vlefshme sa edhe vet jeta e tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër